Flash

Akuza për ngacmim seksual, dënohet me dy vite burg ish-ministri i Shëndetësisë

Lapsi.al 20 May 2021
Akuza për ngacmim seksual, dënohet me dy vite burg ish-ministri i

Ish-ministri i Shëndetësisë në Kosovë Numan Baliç, është dënuar me dy vite burg, pasi është shpallur fajtor për veprën penale sulm seksual.

Sipas Betimit për Drejtësi, Baliçit do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak.

Sipas aktgjykimit të shpallur të enjten nga gjykatësi Shaqë Curri, Baliçit i është komunikuar edhe dënimi plotësues, ndalimi i ushtrimit të profesionit të mjekut në periudhë prej dy viteve.

Në seancën e shqyrtimit fillestar të mbajtur në tetor të vitit të kaluar, Baliç kishte thënë se nuk ndihet fajtor për veprën që është akuzuar nga Prokuroria Themelore e Pejës.

Sipas aktakuzës së 29 shtatorit të vitit 2020 Baliç akuzohet se më 12 gusht të atij viti me dashje, e në cilësi të profesionistit shëndetësor ka keqpërdorur gjendjen shëndetësore të viktimës A.I, dhe i ka kërkuar që ta prekë me qëllim seksual pa pëlqimin e saj, ndërkohë që viktima atë natë ka qenë duke e shoqëruar foshnjën gjashtëmuajshe, të hospitalizuar në repartin e ortopedisë.

Lajmi për vendimin ndaj Baliçit vjen pak ditë pasi mediat lokale në Kosovë kanë shpërndarë një video ku pretendohet për ngacmim seksual të një të miture nga tre fëmijë, në oborrin e shkollës “Faik Konica” në Prishtinë.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI