Flash

Rama e pati paralajmëruar/ Sali Berisha shpallet person non-grata në SHBA

Lapsi.al 19 May 2021
Rama e pati paralajmëruar/ Sali Berisha shpallet person non-grata në
Edi rama e kishte paralajmëruar më parë dhe tashmë është fakt: "Sali Berisha shpallet person non-grata në SHBA. Lajmi bombë vjen nga Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken. Sipas Blinken, "veprimet e Sali Berishës minuan demokracinë në Shqipëri".  SHBA ka futur në listën e zezë Sali Berishën dhe famlijarët e tij. “Aktet e korrupsionit nga ish-Presidenti i Shqipërisë Sali Berisha minojnë demokracinë në Shqipëri.  Unë jam duke deklaruar publikisht Sali Berishën dhe anëtarët e familjes së tij si të papërshtatshëm për hyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne mbetemi #BashkëKundërKorrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri”, thuhet në postimin e Sekretarit te Shtetit. Lexo me tej:

Sekretari amerikan i Shtetit: Arsyet pse Sali Berisha dhe familja shpallen non-grata në SHBA

Në fillim të shkurtit 2019 Edi Rama ia pati thënë Berishës publikisht në parlament se SHBA e kishin shpallur non grata. "Tani kam unë një pyetje të drejtpërdrejtë për ty. Sali, ti e kapërcen dot oqeanin po të duash? Hajde përgjigju. Më bëre një pyetje të drejtpërdrejtë. Ta dhashë përgjigjen e drejtpërdrejtë për të të bërë një pyetje të drejtpërdrejtë. Ti, po të duash, e kapërcen dot oqeanin Sali? Nëse unë do të isha ai që më përshkruani ju, të jeni i sigurt që unë nuk do e kapërceja dot oqeanin e jo më të komunikoja me Shtëpinë e Bardhë, me kërkesë të Shtëpisë së Bardhë, se unë nuk kam mundësi të kërkoj diçka të tillë”, tha Rama në parlament në 1 shkurt 2019. Por në sallën e parlamentit në përplasjen ballë përballë Berisha nuk dha një përgjigje të qartë. Berisha u justifikua me argumentin e tani ai nuk ka asnjë post të rëndësishëm dhe nuk preferon të bëjë vizita jashtë. “Unë i kam ndërprerë të gjitha llojet e udhëtimeve zyrtare. Kjo sepse nuk jam person që përfaqësoj më një forcë politike. Përfaqësoj veten time. Prandaj Edi, që ta dish ti, çdo dy muaj kam marrë ftesa dhe marr, por e kam të vendosur që nuk udhëtoj për qëllime zyrtare askund. Kur të më teket Edi Rama, në SHBA dije mirë ti, kam arritur aty ku ti nuk mund ta rrish kurrë”, tha athere Berisha ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI