Flash

Deklaratat e forta të kritikëve. Basha i hap rrugën garës fallco për kreun e PD

Lapsi.al 17 May 2021
Deklaratat e forta të kritikëve. Basha i hap rrugën garës
Lulzim Basha ka vendosur të minojë çdo lloj grimce demokratike brenda PD-së duke e çuar partinë e tij, jo vetëm nga dështimi në dështim, por edhe nga farsa në farsë. Ky është konkluzioni i mbledhjes së Këshillit Kombëtar të së dielës e cila u shfaq hapur si një tentativë për ti vënë kapak humbjes së 25 prillit dhe për të sanknsionuar të paprekur karrigen e kryetarit. Basha nuk la as vend për diskutim dhe as nuanca analize për atë që ndodhi në zgjedhjet e përgjithshme. Në fjalën e tij ai e paraqiti situatën Bardhë e zi.  “Zgjidhni dhe dua t’ju shoh të gjithëve në sy. Ose zgjedhjet janë të vjedhura dhe vazhdojmë në betejë, ose nëse për ju janë në rregull, atëherë unë jap dorëheqjen tani" i tha ai anëtarëve të Këshillit duke përjashtuar çdo lloj hipoteze tjetër. Lexo më tej:

Andi Bushati: Zgjedhjet e Bashës si alibi për vjedhjen e Ramës  

Krejt i kundërt me këtë qëndrim simplifikues që nuk lë ven për reflektim ishte pozicioni që mbajti ish presidenti Bujar Nishani i cili foli edhe për blerje masive të votës por pa përjashtuar  përgjegjëisnë e PD për humbjen: "Masakra elektorale që ka ndodhur është e vërtetë por kjo është vetëm gjysma e të vërtetës së hidhur. Por gjysma tjetër e të vërtetës po aq e hidhur, është dështimi ynë për të fituar këtë betejë, çka përbën pjesën tonë të përgjegjësisë". Ai renditi një sërë gabimesh të para 25 prillit, por e pa këtë disaftë edhe si një vazhdimsi të dështimeve të kryetarit aktual: U" dëshpëruan kur u zhgënjyen nga dështimi i protestës në Çadrën e Lirisë por e rikuperuan atë. U dëshpëruan nga marrveshja e Majit 2017 me Edi Ramën dhe humbja e atyre zgjedhjeve, por e rikuperuan atë ! U dëshpëruan nga dështimi i aksionit politik që nisi me djegjen e mandateve në Parlament , por e rikuperuan edhe atë ! U dëshpëruan nga dështimi dhe kosto e madhe politike që morën nga bojkotimi i zgjedhjeve lokale të 2019, por përsëri e rikuperuan atë. Sot dëshpërimi është i një përmase të paimagjinueshme" tha Nishani.

Bujar Nishani: Basha i gënjeu demokratët ndaj duhet të ikë

Pikërisht kjo rrugë për të cilën nuk ka më të panjohura e shty një tjetër kritik të Bashës, Arben Ristanin të parashikojë një të ardhme të zymtë për PD-në. Ish sekretari i Përgjithshëm i partisë dhe njeriu që i dha në KQZ të vetmen fitore elektorale Bashës këtë herë i tha në sy se ai nuk garanton dot suksesin: "Duhet të kemi shpresë të fitojmë pas 4 vjetëve dhe jo të vijmë prapë këtu si sot. Nga Rama nuk presim asgjë tjetër. Rama i tillë mbetet. Kryetari ka thënë se “po ma hodhe njëherë është faji jot, po ma hodhe dy është faji im. Tani meqë ta hodhi dy herë, ik. Ke humbur tri herë. Dhe një herë që fitove e dimë të gjithë si fitove”- tha Ristani. Një ndër të paktët zëra që kërkoi dorëheqjen ishte edhe Fatbardh Kadilli i shpallur si rival për zgjedhjet e pas një muaji. "Nuk ka nevojë të tregoni mbështetjen për Kryetarin" - i u drejtua ai sallës-. Edhe Sali Berisha kishte mbështetje absolute, por e dinte kur duhet te ikte nga drejtimi i Partisë. Burri duket jo kur merr pushtetin, por kur vendos që duhet të heq dorë nga pushteti." Por pavarësisht nga këto kontestime aty këtu salla e këshillit kombërat i ngjante një turme amorfe që nuk ka asnjë aspiratë demokratike dhe ajo u konfirmua me vendimin e liderit për të bërë një proces fasadë. Në mënyrë absurde Këshilli Kombëtar, vendosi të aftojë ditën e rizgjedhjes së kryetarit nga korriku në 13 qershor duke ulur ndjeshëm kohën për diskutime dhe analizë brenda partisë. Ai i la vetëm 5 ditë kohë rivalëve potencialë të Bashës për të regjistruar emrin si konkurentë kundër tij. Ai e ktheu procesin në farsë duke lënë mundësi për fushatë për kryetarin nga data 26 maj deri në 11 qershor. Peut être une image de texte qui dit ’16 Maj- 22 Maj 2021 23 Maj 2021 24Maj-11 11 Qershor 2021 24 Maj 13 Qershor Paraqitja e kërkeses per kandidim nga çdo anëtar që permbush kriteret statutore per kandidimin si Kryetari Partise Demokratike Pèrzgjedhja e kandidatëve per Kryetar nga Kryesia e Partise dhe percaktimi rregullave të brendshme të procesit zgjedhor nga Komisioni Zgjedhor. Fushatë e kandidatève per Kryetar Dita e zgjedhjeve per Kryetar të Partisè, sipas parimit "Nje anëtar, nje votë"’ "Zërat kritikë artikuluan qartë kërkesën për dorëheqjen e kryetarit. Zërat kritikë nuk u dëgjuan, por vendimi i kryesisë dhe këshillit është të hapet gara" komentoi pas saj Kadilli. “Më duket i nxituar dhe i shpejtë ky proces. Më duket si projektuar për të mbaruar punë shpejtë e shpejtë. Me këtë mënyrë drejtimi do humbasim prapë. PD duhet të bëhet demokratike. Rama nuk mundet me të njëjtin model. Mundet vetëm me modelin e demokratit, duke i nxjerrë njerëzit në zgjedhje dhe duke i frymëzuar ata“ tha Arben Ristani. Por pavarësisht nga këto zëra nën dikatatin e kreut demokrat Këshilli Kombëtar vendosi ti vërë kapak disfatës në zgjedhje duke i hapur rrugë jo vetëm rizgjedhjes së kryetarit, por edhe futjes së PD në një parlamenti i cili do burojë nga zgjedhje që ata pretendojnë se nuk i njohin. ©Lapsi.al

Të këshilluara

Sinjalet/ A jemi afër fundit të pandemisë?

Rastet e reja të infektimit nga Covid-19 janë vetëm disa dhjetëra persona të konfirmuar, sipas asaj që raporton çdo ditë Ministria e Shëndetësisë. Spitalet e de...

21:51

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI