Flash

Guardiola sheh finalen: "Fituam me lojën tonë e kurajën e treguar"

Lapsi.al 29 April 2021
Guardiola sheh finalen: "Fituam me lojën tonë e kurajën e

Manchester City ka fituar me përmbysje ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Champions League kundër PSG: "Nuk ishim të qetë - deklaroi Guardiola në fund të ndeshjes -, pa qetësi nuk mund të japësh gjithçka në futboll. Goli i pësuar na bëri keq dhe në pjesën e parë nuk ishim as precizë as cinikë. Në pjesën e dytë ishim më agresivë dhe bëmë presion lart, duke rikuperuar menjëherë topin dhe duke kontrolluar lojën, siç jemi mësuar të bëjmë. Tani do të shohim nëse në kthim do të jemi skuadra e parë në pjesën e parë ose në pjesën e dytë: në rastin e parë gjithçka është akoma e hapur, përndryshe do të shkojmë në finale".

"Na u desh të ulnim ritmin e lojës sepse kundër PSG nuk do të ishim në gjendje të luanim me ritmin dhe kushtet e tyre - vazhdoi Pep -, kundër Mbappé dhe Neymar ka shumë pak për të bërë nëse u jep hapësirë. Për këtë duhet të bënim menjëherë një lojë kontrolli, duke diktuar ritmin. Gabuam në pjesën e parë duke i lënë shumë hapësirë Verrattit dhe Paredes për të menduar për veprimet, bëmë më mirë në pjesën e dytë duke bërë presing më shumë ".

Kurajo e treguar në pjesën e dytë bëri ndryshimin: "Në këtë lloj ndeshje u përqendruam shumë në atë që duhej të bënim, ishte e rëndësishme të ishim vetvetja. Padyshim që ekziston një farë frike në ndeshjen e parë, ne ishim pak të ndrojtur. Për këtë kërkova të rris presionin, të rrezikoj me pasimet” përfundoi Pep.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI