Flash

Video/ Gurë në kokë trajnerit të Partizanit: skandal në Laç në fund të pjesës së parë

Lapsi.al 28 April 2021
Video/ Gurë në kokë trajnerit të Partizanit: skandal në

Laci e Partizani barazuan 2-2 në një ndeshje të tensionuar, por vëmendja, përtej rezultatit, është përqendruar në episodin e fundit të pjesës së parë. Edhe pse të kuqve i ishte anulluar goli që do ti kishte dhënë epërsinë në 45 minuta lojë, për një faull të Cinarit, tifozët kurbinas të pranishëm në tribunën e stadiumit të Lacit kanë hedhur sende të forta drejt pankinës kryeqytetase.

Është goditur në kokë trajneri i portierëve të Partizanit, Ilir Bozhiqi, i cili është rrëzuar në tokë dhe është dashur ardhja e ndihmës nga stafi mjekësor, përpara se të futej në dhomat e zhveshjes. Një ngjarje që agravoi edhe më shumë situatën, që ishte tensionuar më parë, pak minuta para se të fillonte ndeshja, nga disa persona në tribunë që kanë shpërthyer në ofendime ndaj kundërshtarëve, duke detyruar presidentin e Laçit, Pashk Laskaj, të shkojë dhe të debatojë me ta, duke i kërkuar të qetësohen.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI