Flash

United, Pogba sfidon Romën: "Duam të fitojmë Europa League"

Lapsi.al 28 April 2021
United, Pogba sfidon Romën: "Duam të fitojmë Europa

Në prag të raundit të parë të gjysmëfinales së Europa League kundër Romës, Paul Pogba është gati për sfidën dhe paralajmëron verdhekuqtë. "Është një sfidë e madhe, herët a vonë do të na duhej të përballeshim me njëri - tjetrin - shpjegoi francezi i United -. Në një moment të caktuar do të ishim përballur me një ekip të shkëlqyer dhe një pengesë të tillë". "Ne e filluam kompeticionin me një mentalitet fitues, me synimin e deklaruar për të fituar kupën," shtoi ai.

"Sigurisht që Roma gjithashtu dëshiron të fitojë, ata nuk janë këtu vetëm për t'u argëtuar - vazhdoi Pogba -. Ne duhet të tregojmë se kemi një dëshirë më të madhe për të fituar. Duke ecur përpara, është normale të gjesh veten përpara ekipeve të mëdha". "Europa League është trofeu i fundit që kemi fituar këtu tek Manchester United, kështu që padyshim që e mbaj mend - vazhdoi mesfushori i Djajve të Kuq -. Ishte një ditë e shkëlqyer dhe unë madje shënova në finale."

"Ai ishte një vit i shkëlqyer për ne, pavarësisht performancës sonë në kampionat - kujton Pogba -. Ne sidoqoftë fituam Ligën e Evropës, që ishte një objektiv i yni, dhe ishte një kurë për të gjithë sezonin tonë." "Tani ne jemi akoma në garë për t'u përsëritur," përfundoi Paul.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI