Flash

PSG, ofertë e re për Messi: "propozim i paarritshëm", Barcelona dridhet

Lapsi.al 28 April 2021
PSG, ofertë e re për Messi: "propozim i paarritshëm",

Edhe kjo verë rrezikon të sjellë me vete telenovelën Messi: vitin e kaluar fenomeni argjentinas donte të largohej nga Barcelona, këtë vit skenari mund të bëhet realitet. Por nëse në vitin 2020 kandidati kryesor për të rrëmbyer Leon nga blaugranat ishte Manchester City, tani është Paris Saint-Germain në avantazh të qartë: në të kaluarën ata i kanë paraqitur lojtarit një "propozim të paarritshëm", një kontratë dy-vjeçare me mundësi për vitin e tretë me shifra faraonike.

Lajmi i paraprirë nga gazetari brazilian Marcelo Bechler (i njëjti që njoftoi transferimin e Neymar tek PSG dhe burofax-i me të cilin Messi kërkoi të lirohej nga Barça vitin e kaluar) gjen konfirmim në mediat spanjolle, në veçanti Mundo Deportivo.

Kontrata e numrit 10 skadon në qershor dhe ende nuk janë bërë negociata për rinovimin, për dy arsye: vetë lojtari ka kërkuar të presë fundin e sezonit dhe klubi nuk dëshiron ti bëjë presion para kohe. Babai dhe menaxheri, Jorge Messi, ka qenë në Barcelonë për disa ditë por nuk ka folur me drejtuesit edhe pse kthimi i Laportas - i cili gjithmonë ka pasur një marrëdhënie të shkëlqyer me Pleshtin - në presidencë i lë spanjollët në garë të plotë. Shifrat e rinovimit do të ishin akoma më të ulëta se 35 milion euro në sezon aktualë.

Nga ana tjetër, ekziston presioni i PSG-së, si në privat ashtu edhe në publik: mjafton të kujtojmë deklaratat e Leonardos ("Messi në listën tonë") dhe sa lojtarët parizienë janë ekspozuar për blerjen e gjashtë herë Topit të Artë, Neymar mbi të gjitha që është një mik i Messit dhe do të dëshironte të kthehej të luante me të.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI