Pajisja elektronike e identifikimit (PEI) nuk lejon votimin dy herë.
Më 24 prill këto pajisje do të shkojnë në çdo qendër votimi në Shkodër për tu bërë gati për ditën e votimit.
Në fillim votuesi dorëzon kartën e identitetit, ku edhe verifikohet identiteti i tij e më pas ai shkon për të votuar.
“Po zhvillohen trajnime. Pajisja vjen e karikuar dhe nuk ka mundësi të fikët. Duhet të jetë në kontakt me energjinë. Pajisjet PEI do të dorëzohen në KQZ”.
Në qarkun e Shkodrës janë 5500 pajisjeve që janë venë në funksion nga ana e KQZ.