Flash

Grida Duma: Pandemia nxorri zbuluar sistemin e rrënuar shëndetësor

Lapsi.al 15 April 2021
Grida Duma: Pandemia nxorri zbuluar sistemin e rrënuar

Kandidatja e Partisë Demokratike për qarkun e Tiranës, Grida Duma gjatë një takimi me mjekë në Kavajë është shprehur se pandemia nxori zbuluar sistemin e rrënuar shëndetësor.

Duma tha se i shqetëson largimi i të rinjve dhe ekspertëve, ndërsa theksoi se PD do të bëjë të mundur rritjen e pagave për punonjësit shëndetësorë.

“Me mjekë të nderuar që çdo ditë në punë japin pafund nga vetja në shërbim të qytetarëve. Mjekësia është forca parandaluese e shëndetit të keq, sikurse ne jemi forca parandaluese e të keqes për vendin tonë.

Ajo që na shqetëson është largimi i të rinjve dhe ekspertëve që duhet të ishin në Shqipëri për të dhenë më të mirë. E nuk mundën, u detyruar të largohen nga ajo që të gjithë po jetojmë

Ajo që ndodh sot e që pandemia nxori zbuluar është pikërisht sistemi i rrënuar shëndetësor.

Kalimi i kartës së shëndetit kudo si në institucione publike apo private nga ana e qytetarëve e shëndetësia falas janë themel i sistemit shëndetësor.

Partia Demokratike do të rrisë pagat e mjekëve duke i dhënë dinjitetin e nevojshëm këtij profesioni fisnik dhe të domosdoshëm në një shoqëri. Do të investojë në infrastrukturë për të mundësuar çdo shërbim dinjitoz për të gjithë qytetarët.

Në Kavajë sot nuk ka në eficencë asgjë, as materniteti, as sallë kirurgjie,  asgjë… Mjekësia në këtë formë nuk mund të ketë impakt pozitiv.

Shqipëria do të ndryshojë! 25 Prill Shqipëria Fiton!”, deklaroi Grida Duma.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për sot

Sipas Mezeoalb: pMëngjesi nis i freskët, por me shumë  kthjellime në peshën më të madhe të vendit, përjashtuar zonat verilindore ku  vranësirat do të jenë të du...

07:27

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI