Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 3089 raste të reja me koronavirus, 809 të intubuar janë të shtruar në spital, ndërsa 81 pacientë nuk arritën që të fitojnë luftën me sëmundjen duke ndërruar jetë ditën e sotme.
Numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në Greqi është 304,184 nga të cilat 51.3% janë burra. Bazuar në rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 55 konsiderohet se kanë të bëjnë me udhëtime nga jashtë dhe 2.410 kanë të bëjnë me një rast tashmë të njohur.
Me 81 fatalitetet që u regjistruan sot, në total që nga fillimi i pandemisë numri i viktimave nga sëmundja në Greqi ka shkuar në 9135. 95.5% e personave që kanë humbur jetën nga COVID-19 kishin një sëmundje tjetër ose ishin 70 vjeç e lart.