Këtë fundjavë do të nisë vaksinimi kundër koronavirusit edhe i operatorëve turistikë. Lajmin e dha kryeministri Edi Rama teksa vizitoi një qendër vaksinimi në Kamëz.
“Sot kalojmë mbi 300,000 vaksinime të kryera dhe në fundjavë nisim vaksinimin e operatorëve turistikë”, shkruan Rama.
Ndërkohë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu bëri me dije se “të shtunën vijnë edhe 40 mijë doza të vaksinës AstraZeneca nga instrumenti Covax”.
Në qendrën e vaksinimit në Kamëz një i moshuar iu drejtua Ramës me fjalët “kryeministri më jetëgjatë i Shqipërisë”, ndërkohë kryeministri ia ktheu: “Më i gjati jam e di”.