Flash

Basha: Ndryshimi vjen vetëm me votë, për 8 vite kemi mbetur në vend numëro

Lapsi.al 15 April 2021
Basha: Ndryshimi vjen vetëm me votë, për 8 vite kemi mbetur

Kryetari i Partisë Demokrati kërkoi votën në 25 prill, në mënyrë që standardet evropian të krijohen këtu në Shqipëri.

Gjatë takimit që Basha zhvilloi me një biznes kulinarie, u shpreh se për 8 vite kjo qeveri nuk bëri asgjë, ndaj në 25 prill, tha ai në dorë e kanë qytetarët, pasi është përgjegjësi e tyre që të sjellin ndryshimin.

“Si askush tjetër që nga koha e Enver Hoxhës, Edi Rama i ka pasur të gjitha pushtetet në dorë dhe megjithatë 8 vite me radhë nuk ka arritur të bëjë asgjë. 8 vite me radhë na ka lënë në vend numëro, në çdo aspekt, ekonomia më e rëndësishmja, Bashkimi Europian në çdo aspekt.

Më 25 Prill e keni vetëm ju në dorë që do të thotë  edhe përgjegjësinë e keni vetëm ju. Si bija dhe bij prindërish, disa prej jush si familjarë ndaj vogëlushëve tuaj që nuk votojnë keni përgjegjësinë  në dorë për të zgjedhur dhe votuar ndryshimin. Mos e harroni këtë.

Ndryshimi vjen vetëm me votë. Zemra tuaja mund të jenë të mbushura me dëshirën për ndryshim, mendja juaj është e ndarë për ndryshimin si e vetmja rrugë përpara, por e vetmja mënyrë për ta bërë këtë  të mundur është të dilni masivisht, të merrni familjarët tuaj, të merrni miqtë tuaj të shkoni tek kutitë e votimit dhe të votoni për ndryshimin.

Ndryshimi më 25 prill ka një numër dhe një emër, është numri 9, është Partia Demokratike dhe koalicioni për ndryshim. Unë ju ftoj ta votoni atë, të votoni programin tonë dhe do t’ju ndihmojë ju dhe familjet tuaja sepse duke votuar numrin 9, duke votuar Partinë Demokratike dhe Aleancën për Ndryshim keni votuar për familjet tuja, për fëmijët tuaj, për prindërit tuaj, për të ardhmen tuaj, për një ekonomi që rritet, për një  turizëm që konkurron denjësisht me turizmin e vendeve të tjera fqinje.

Pra, për mundësinë që të ndërtojmë këtu, në vendin tonë një jetë të mirë, me  vende pune, me paga të mira me standarde europiane jete. Ja ku e keni, ky është një realitet europian. E tillë ka mundësi të jetë e gjithë Shqipëria. Na jepni këtë mundësi, ma jepni këtë mundësi dhe unë zotohem se do të bëj gjithçka me vizionin, formimin, aftësitë e mia dhe të ekipit tim që këtë standard që e arriti një njeri i vetëm duke pasur qeverinë kundër nesër me qeverinë në krah të sipërmarrjes, me qeverinë në krah të njerëzve të thjeshtë ta bëjmë standard anë e mbanë Tiranës, anë e mbanë Shqipërisë. Kështu që të dielën  me 25 prill ju ftoj të gjithë bashkë në kutitë e votimit, numrin 9 për ndryshim” tha Basha.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për sot

Sipas Mezeoalb: pMëngjesi nis i freskët, por me shumë  kthjellime në peshën më të madhe të vendit, përjashtuar zonat verilindore ku  vranësirat do të jenë të du...

07:27

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI