Flash

Plas skandali në Suedi: Ibrahimovic thyen rregullat e Fifa-s për bastet

Lapsi.al 14 April 2021
Plas skandali në Suedi: Ibrahimovic thyen rregullat e Fifa-s për

Zlatan Ibrahimovic ka thyer rregullat e FIFA-s me pjesëmarrjen e tij në kompaninë e basteve Bethard dhe rrezikon të ndeshet me ndëshkime duke filluar nga një gjobë milionere deri te hipoteza ekstreme e një skualifikimi. Lajmin e ka bërë publik gazeta suedeze Aftonbladet. Federata e Futbollit e Stokholmit - shkruan Aftonbladet në edicionin e tij në internet - ishte në dijeni të këtij problemi që tre vjet më parë dhe situata do të kishte qenë pengesë për kthimin e Ibra në ekipin kombëtar që për Kupën e Botës 2018.

Sipas hetimit të së përditshmes kryesore suedeze, Ibrahimovic përmes kompanisë së tij, Unknoën AB, zotëron 10% të aksioneve të kompanisë së basteve me zyrë të regjistruar në Maltë e shkelja e rregullave të FIFA është shkaktuar me pjesëmarrjen në kualifikueset për Kupën e Botës, kundër Gjeorgjisë, ndërsa rregullat e Uefa - më pak të qarta për ndalesat dhe sanksionet e mundshme - që me Ligën e Evropës të luajtur me fanellën e Milanit. "Nuk kemi biseduar për këtë me Ibran", është pozicionuar federata suedeze e futbollit, e bindur se kufijtë e ndalimeve të parashikuara nga FIFA nuk janë plotësisht të qarta.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI