Flash

Video/ Nën dy gola, Bolonja reagon si skuadër e madhe, Mihajlovic: "Në pjesën e parë ta shpifnim"

Lapsi.al 20 March 2021
Video/ Nën dy gola, Bolonja reagon si skuadër e madhe, Mihajlovic:

Crotone kryen vetëvrasje në pjesën e dytë pasi ishte dy gola në avantazh pjesën e parë. Golit të Messias në një goditje dënimi iu shtua penalltia e Simy, që u duk se mbylli ndeshjen. Në fillim të pjesës së dytë, zëvendësimet e Mihajloviç ndryshuan gjithçka. Soumaro shënoi i pari, pastaj Schouten gjeti barazimin. Skov Olsen mendoi në fund të ndeshjes për t’i dhënë tre pikët Bolonjës. Cosmi kështu e gjen veten të befasuar dhe në një situatë pothuajse të kompromentuar në renditje.

"Në pjesën e parë ta shpifnim, në të dytën ndryshuam modulin dhe vendosëm lojtarë të tjerë në fushë. I thashë lojtarëve se nëse do të arrinim të mos pësonim më, nuk do ta humbnim ndeshjen. Dhe kështu ishte". Kjo është ajo që deklaroi trajneri i Bolonjës Sinisa Mihajlovic pas suksesit me përmbysje kundër Crotones. "Në pjesën e dytë djemtë bënë mirë, duke rikuperuar nga 2-0 në 2-3 duke patur edhe 3-4 mundësi të tjera për të bërë një rezultat edhe më të thellë - vazhdoi ai në Sky - Por ne nuk mund t'i kemi këto ulje e ngritje, kjo sigurisht që është çështje mendjeje dhe mentaliteti". "Është e vërtetë që kemi pësuar gol në një gjysmë rasti, por nuk kemi bërë asgjë, nuk krijuam asgjë - shtoi ai - Ishim shumë të ngadaltë, pa personalitet. Në gjysmën e dytë djemtë që u futën në lojë bënë diferencën, kjo më bën të lumtur. Futbolli nuk luhet me njëmbëdhjetë por me njëzet e tre. Sot ata që hynë bënë mirë".

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Besa e Edi Ramës dhe pengmarrja e Aeroportit të Vlorës

Nëse “Besa” e Edi Ramës do të ishte standardi i qeverisjes, saga e Aeroportit të Vlorës është shembulli se si shteti mund ta thyejë atë përmes vendimeve kontradiktore, pasigurisë ligjore dhe përdorimit selektiv të pushtetit.

15:40

Me sytë katër

PAPARAZZI