Flash

Ronaldo merr përsipër Juventus: "Do të bëjmë gjithçka për të festuar në këtë sezon"

Lapsi.al 20 March 2021
Ronaldo merr përsipër Juventus: "Do të bëjmë
"Dëshiroj ti premtoj të gjithë universit bardhezi se ne do të vazhdojmë të punojmë deri në ditën e fundit, sepse ne ende mundemi, të gjithë së bashku, të kemi arsyet për të festuar këtë sezon". Zërat për një kthim të Cristiano Ronaldos tek Real Madrid po bëhen gjithnjë e më këmbëngulëse pas eliminimit të Juventus nga Liga e Kampionëve, por portugezi, nga ana e tij, largon cdo hipotezë që e lidh me merkatom e transferimeve, duke synon drejt objektivave ende të arritshme, titulli kampion dhe Kupa e Italisë. Pasi mori çmimin AIC për lojtarin më të mirë për herë të dytë që kur ka mbërritur në Itali, Cristiano Ronaldo ka patur një dedikim të veçantë përtë bërë: "Më lejoni t'ia kushtoj këtë çmim të gjithë atyre të panjohurve për publikun e gjerë që punojnë çdo ditë për ta bërë Juventusin një të klubeve më të mëdha në botë ”, shkruhet në postimin e tij në Instagram. Dhe përsëri: "Pas lavdisë sonë kolektive dhe triumfeve tona individuale, ka gjithmonë një staf të madh profesionistësh që japin gjithçka, për të bërë të mundur të mos na mungojë asgjë dhe sot falënderimet e mia shkojnë për këto fytyra më pak të dukshme, por sidoqoftë të rëndësishme për sukseset tona. Ata janë heronj të vërtetë".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI