Flash

"I dhuruan titullin kampion në 90 Napolit": Van Basten rrëfen skenarin e Federatës kundër Milan

Lapsi.al 18 March 2021
"I dhuruan titullin kampion në 90 Napolit": Van Basten

Edhe pse kanë kaluar 31 vjet, titulli i vitit 1990 duhet të jetë ende një plagë e hapur për Marco Van Basten i cili, në atë kohë, ishte qendërsulmuesi i Milanit të Sacchi. Në një intervistë për gazetën spanjolle As, ish sulmuesi holandez tha: "Ata bënë gjithçka që ishte e mundur për t'i dhënë Napolit titullin kampion në 1990. Rregullat e reja lejonin që të merrnin pjesë në Kupën e Kampionëve si fituesit e një viti më parë ashtu edhe ata të kampionatit. Ne kishim fituar Kupën e Kampionëve dhe ata bënë gjithçka për të na ndaluar të fitonim kampionatin dhe për të dërguar dy skuadra italiane në turneun më të rëndësishëm europiane".

Ishte viti i famshëm i arbitrimit të diskutueshëm të Lo Bello jr. në Verona-Milan dhe fitorja në tavolinë e Napolit në Bergamo për monedhën e hedhur ndaj Alemaos: "Ishin skandale të pabesueshme arbitrimi, kishte favore të vazhdueshme për Napolin. Ndeshja që iu dhurua kundër Atalantës për episodin e Alemaos ishte diçka tronditëse. Napoli fitoi atë titull në zyra". Van Basten, megjithatë, ka vetëm fjalë afeksioni ndaj Maradonës: "Ai ishte i mrekullueshëm si lojtar. Si person e njoha më mirë kur ishim tërhequr dhe punonim për FIFA-n. Ai dukej një person i shkëlqyeshëm, shumë i shqetësuar për mirëqenien e lojtarëve. Messi është më i qëndrueshëm, por ai ishte më lider. Një luftëtar".

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Besa e Edi Ramës dhe pengmarrja e Aeroportit të Vlorës

Nëse “Besa” e Edi Ramës do të ishte standardi i qeverisjes, saga e Aeroportit të Vlorës është shembulli se si shteti mund ta thyejë atë përmes vendimeve kontradiktore, pasigurisë ligjore dhe përdorimit selektiv të pushtetit.

15:40

Me sytë katër

PAPARAZZI