Flash

Nga reklamimi nëpër Shkodër, tek gjoba pas kualifikimit: Brdaric njohu dy fytyrat e klubeve shqiptare

Lapsi.al 20 March 2021
Nga reklamimi nëpër Shkodër, tek gjoba pas kualifikimit: Brdaric

Situatat në Shqipëri ndryshojnë, jo për herë të parë sigurisht për të gjithë ata që njohin realitetin. Por me siguri dicka e tillë i ka ndodhur për herë të parë Thomas Brdaric, një që me mentalitetin gjerman as nuk e mendonte që një ditë do të merrte një skuadër që një vit më parë lunte për mbijetesë, ta conte në vendin e parë, edhe pse tani e ka humbur me dy pikë diferencë, ta conte për herë të parë në 10 vjet në gjysëmfinale të Kupës së Shqipërisë e të gjobitej.

E paimagjinueshme edhe për faktin se ardhja e ish-lojtarit të kombëtares gjermane në krye të Vllaznisë u trumpetua si një superstar që mbërriti në Shkodër për ti dhënë nga imazhi i tij një skuadre që përpiqej të ngrihej në nivel. U ekspozua në qytet, në studio televizive u mbështet në project, gati gati si dicka e paprecedentë në futbollin tonë. Por si ndodh zakonisht, gjërat zgjasin sa janë mirë, në Shqipëri, që të jemi të qartë: 7 pikët në 9 javë i kanë kushtuar Brdaric 1.5 milionë lekë, pasuar nga paralajmërimi për një sanksion financiar edhe më të madh nëse ndaj Kastriotit, Partizanit dhe Laçit nuk merren rezultate pozitive.

E gjitha kjo pas kualifikimit në Kupën e Shqipërisë ndaj Korabit, ku shkodranët fituan 1-0 dhe janë në gjysmëfinale. Shembja e idhujve, ose më saktë e një të vetmi, si ishte gjermani në Shkodër është realiteti i zakonshëm shqiptar, por i ri për teknikun, që duhet të mësohet me të: pas idesë së shkarkimit erdhën gjobat, me këtë ritëm kushedi cfarë mund të ndodhë në 12 javët e mbetura…

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI