Në ndeshjet e kësaj fundjave, lojtarët e Juventusit do të veshin fanella me numra të veçantë, në një version të personalizuar siç lejohet nga rregullorja e Lega-s. Në secilin numër një mesazh, një statistikë (bazuar në secilën shifër të numrave të fanellës, nga 0 në 9) për të fotografuar plagën që shkakton racizmi. Është kjo iniciativa e Juventus, shumë e pranishme në çështje të këtij lloji si pjesë e programit "Diferencat bëjnë ndryshimin", me rastin e Ditës Ndërkombëtare kundër Diskriminimit Racor të dielën në 21 mars.
NUMRAT— Në cdo shifër është stampuar një mesazh në serigrafi duke filluar nga ai numër.
0: Zero ditë pa një veprim rascist në Itali
1: Një person me ngjyrë në tre në Europë pëson një diskriminim racial
2: Në SHBA, familjet me ngjyrë kanë dy herë më shumë gjasa të vuajnë nga pasiguria ushqimore sesa të bardhët.
3: Amerikanët e zinj vriten nga policia 3 herë më shumë se të bardhët.
4: Në Itali, vetëm 4% e krimeve të urrejtjes janë dënuar.
5: Rreth 5% e evropianëve me ngjyrë kanë përjetuar atë që ata e kanë perceptuar si dhunë raciste.
6: Në SH.B.A., rreth gjashtë në dhjetë persona me ngjyrë, ose më shumë, thonë se nuk trajtohen në të njëjtën mënyrë si të bardhët në lidhje me punësimin, pagën dhe ngritjet në detyrë; kur aplikojnë për një kredi ose hipotekë; në dyqane apo restorante; kur votojnë në zgjedhje; kur kanë nevojë për trajtim mjekësor.
7: Në Evropë, 7% e viktimave nuk kanë raportuar agresion racor nga frika se nuk do ti besonin.
8: Në 2019, racizmi dhe ksenofobia ishin arsyet pas mbi 800 krimeve të urrejtjes në Itali.
9: Nëntë nga dhjetë amerikanë besojnë se racizmi dhe dhuna policore janë një problem për vendin.