Flash

Pioli kërkon ndjesë për reagimin ndaj Solskjaer: "Më vjen keq, nuk do të ndodhë më"

Lapsi.al 20 March 2021
Pioli kërkon ndjesë për reagimin ndaj Solskjaer: "Më

Episodi që e pa atë duke diskutuar me Solskjaer në fund të ndeshjes me United i befasoi të gjithë, duke ditur stilin e Stefano Piolit. Dhe në fakt, pa humbur kohë, trajneri i kuqezinjve i besoi Agjensisë së lajmeve ANSA ndjesën e tij: "Më vjen keq për reagimin që pata, nuk do të ndodhë më. I bëra komplimentat trajnerit të Mançesterit, isha i zemëruar me ndihmësin e tij". Sipas asaj që është mësuar, momenti i nervozizmit të Pioli ishte i lidhur me sjelljen e ndihmësit të Solskjaer, i cili mbajti topin disa herë në anësore, duke humbur kohë të çmuar.

Shprehjet fyese të Piolit kanë bërë xhiron e mediave sociale në një video, e cila është bërë virale, që tregon teknikun ndërsa largohet nga fusha e lojës, pasi përshëndeti Solskjaer, në fund të ndeshjes që dekretoi eliminimin e Milanit nga 'Europa League.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

2°c

KËMBIMI EURO

89.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Me sytë katër

PAPARAZZI