Flash

Manastirliu: Presim lajme të mira për nisjen e vaksinimit masiv të popullsisë

Lapsi.al 19 March 2021
Manastirliu: Presim lajme të mira për nisjen e vaksinimit masiv

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nga shkolla ‘Qemal Stafa’ në Tiranë, ku po vijon vaksinimi për mësuesit, deklaroi se procesi i vaksinimit ka ecur pa probleme.

“Janë më shumë se 6100 mësues që deri tani janë vaksinuar. Në Tiranë janë 7 qendra vaksinimi, ndërkohë që vaksinimi po vijon në të gjithë vendin”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë theksoi se pas vendimit të Autoritetit Rregullator Europian të Barnave, është rritur pranueshëmria nga mësuesit për kryerjen e vaksinës antiCOVID.

“Eshtë ulur hezitimi që kemi hasur në ditët e para. Autoriteti Europian i Barnave dje ka deklaruar se vaksina e AstraZeneca-s është një vaksinë e cila ka siguri dhe efektivitet. Është një vaksinë që ofron një mbrojtje madje edhe më të lartë sa ç’është vërtetuar deri tani në fazat e testimit të saj”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë tha se negociatat për doza të tjera vaksinash janë drejt fundit.

“Jemi drejt përfundimit të negociatave dhe besojmë që shumë shpejt do të kemi lajme të mira përsa i përket fillimit të një vaksinimi masiv, duke ulur gjithashtu edhe grupmoshat për vaksinimin”, u shpreh Manastirliu.

Procesi i vaksinimit po vijon me kalendar të kombinuar për mësuesit, të moshuarit mbi 80 vjeç dhe personelin shëndetësor, në pikat e përqëndruara si dhe në shkolla në të gjithë vendin. Që prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 36,619 doza të vaksinës ndaj COVID-19. 24,401 vaksinime për personelin shëndetësor, 6098 vaksinime për të moshuar dhe 6,120 vaksinime për arsimtarët.

Të këshilluara

Rita Ora në qëndër të kritikave

Në muajin shkurt të këtij viti, këngëtarja Rita Ora mori vëmendjen e botës me projektin e saj më të ri të titulluar “Bang”. Ajo u shfaq në videoklip me veshje ...

15:21

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI