Flash

Moti në fundjavë/ Priten stuhi dëbore dhe reshje bore

Lapsi.al 19 March 2021
Moti në fundjavë/ Priten stuhi dëbore dhe reshje bore

Edhe pse zyrtarisht pranvera ka ardhur, kjo fundjavë do të na kujtojë më shumë stinën e dimrit.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se e shtuna do të nis me mot të vranët në të gjithë territorin dhe më pas do të ketë reshje në formë shtrëngatash dhe stuhi.

Ndërkaq në lartësinë mbi 300 metër në zonat malore nuk do të mungojnë as reshjet e dëborës.

E njëjta situatë edhe ditën e diel pasi moti parashikohet me vranësira të dendura shoqëruar me reshjet e shiut dhe dëborës.

"Përshëndetje nga SH.M.U! Më poshtë po ju njohim me parashikimin e motit për këtë fundjavë.

Edhe pse zyrtarisht Pranvera ka ardhur, kjo fundjavë do të na kujtojë më shumë stinën e dimrit.

Dita e Shtunë nis me mot të vranët në të gjithë territorin dhe deri në orët e mesditës reshje shiu të herëpashershme në formë pikash. Më pas reshjet fitojnë intensitet deri mesatar në të gjithë vendin në formën e shtrëngatave dhe stuhive. Më kalimin e orëve dhe uljen e temperaturave në orët e pasdites vonë reshjet në lartësitë mbi 300metër në relievet malore dhe mbi 600metër në ato kodrinore shndërrohen në reshje dëbore. Në relievet malore reshje të dendura dëbore edhe në formën e stihive të dëborës.

E njëjta situatë edhe ditën e Diel pasi moti parashikohet me vranësira të dendura shoqëruar me reshjet e shiut dhe dëborës. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat e ulëta reshje shiu me intensitet mesatar dhe duke filluar nga orët e pasdites deri të lartë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në relievet malore vijojnë reshjet e dëborës dhe duke nisur nga orët e pasdites ato bëhen me intensitet të lartë. Në orët e vona të mbrëmjes në zonën e veriut reshjet e dëborës zbresin deri në nivel deti ndërsa në zonën e qendrës dhe veriut në nivele kodrinore 400-500metër", njofton Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI