Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ditën e sotme ndodhet në qytetin e Gjirokastrës, ku është pritur me entuziazëm nga qytetarët. Lideri demokrat i tha qytetarëve se ndryshimi ka filluar dhe më 25 prill çdo shqiptar do e votojë këtë ndryshim, për ta nxjerrë vendin nga mjerimi e papunësia. Në fjalën e tij para gjirokastritëve, Basha falënderoi për pritjen e jashtëzakonshme dhe tha se ndryshimi shihet në sytë e nënave nga Gjirokastra deri në Shkodër.