Flash

TAP transporton sasinë e parë të gazit natyror në Evropë

Lapsi.al 19 March 2021
TAP transporton sasinë e parë të gazit natyror në

Baar, Zvicër/ Pas transportit të sasisë së parë të gazit natyror në tubacionin e TAP-it në dhjetor 2020, Gazsjellësi Trans Adriatik, (TAP AG) njofton se një sasi prej 1 miliard metër kub (bcm) gaz natyror nga Azerbajxhani ka hyrë tashmë në Evropë, nëpërmjet pikës së interkonjeksionit në Kipoi, Greqi, aty ku TAP bashkohet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP).

TAP, segmenti evropian i Korridorit Jugor të Gazit, ka kapacitet të transportojë afërsisht 10 miliard metër kub gaz në vit (bcm/a), në disa tregje evropiane. Tubacioni është projektuar në mënyrë të tillë që lejon mundësinë e zgjerimit të kapacitetit për të transportuar deri në 20 bcm/vit.

Luca Schieppati, Drejtori Menaxherial i TAP-it, tha se: “Pas transportit në mënyrë të sigurtë të 1 bcm gazi natyror, infranstruktura jonë vazhdon të mundësojë diversifikimin e shumë tregjeve. Sasia e gazit të transportuar nga TAP-i luan një rol kyç në furnizimin e BE-së me një burim energjie të ri, të sigurt, të besueshëm dhe me kosto të përballueshme, teksa nga ana tjetër lehtëson rugën e saj të tranzicionit të energjisë.”

Marija Savova, Drejtore Komerciale e TAP-it, shtoi: “Transporti i sasisë së parë prej 1 bcm të gazit natyror nxit konkurencën në treg dhe përforcon rolin e TAP-it si një Operator i besueshëm i Sistemit të Transmetimit (OST). TAP-i ka një rëndësi të veçantë në Evropën Juglindore, ku disa tregje mund të marrin, drejtpërdrejt, më shumë gaz natyror. Gjithashtu, ka ftesa të hapura për të marrrë pjesë, në korrik 2021, në fazën e ofertave detyruese për testimin e tregut për potencialin e zgjerimit të kapaciteteve të TAP-it.”

Më tepër infromacion rreth testimit të tregut të TAP-it mund të gjeni në website të kompanisë.

Rreth Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP)

TAP do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigande e Shah Denizit në sektorin azerbajxhanas të detit Kaspik për në Evropë. Gazsjellësi, i gjatë afërsisht 878 km, lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) pranë kufirit turko-grek në Kipoi, përshkon Greqinë, Shqipërinë dhe detin Adriatik, përpara se të mbërrijë në brigjet e Italisë jugore.

TAP-i do të lehtësojë furnizimin me gaz të vendeve të Evropës Juglindore përmes interkonektorëve të shumtë. Në veçanti, Bullgaria do të jetë në gjendje të mbulojë deri në 33% të kërkesës së saj totale për gaz përmes gazsjellësit TAP, pas përfundimit të interkonektorit Greqi Bullgari (IGB). Pikat e daljes së TAP-it në Greqi dhe Shqipëri, bashkë me daljen në tokë në Itali, ofrojnë mundësi të mëtejshme për transportin e gazit nga Azerbajxhani drejt tregjeve më të mëdha evropiane.

Si një pjesë kyçe e Korridorit Jugor të Gazit, TAP-i është i rëndësishëm për Evropën, si nga pikëpamja strategjike, ashtu edhe ekonomike, si dhe thelbësor në ofrimin e aksesit të sigurtë në një burim të ri gazi natyror. TAP-i luan një rol të rëndësishëm në forcimin e sigurisë së sektorit energjetik në Evropë, diversifikimin e rezervave energjetike, si edhe objektivat e dekarbonizimit. (Aksionarët e TAP-it janë: BP (20%), SOCAR (20%), Snam (20%), Fluxys (19%), Enagás (16%) dhe Axpo (5%)).

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI