Flash

Bindja Demokratike verifikon pastërtinë e figurës të kandidatëve të saj

Lapsi.al 19 March 2021
Bindja Demokratike verifikon pastërtinë e figurës të

Kryetari i Partisë "Bindja Demokratike", Astrit Patozi ka shkruar në rrejtin social "Facebook" se të 153 kandidatët e partisë së tij do të verifikohen për pastërti të figurës te Autoriteti për Informimin mbi Dokumentat e ish-Sigurimit të Shtetit.

Ai shkruan, se partia e tij është e vetmja që i është drejtuar deri më tani këtij autoriteti për të verifikuar kandidatët për deputetë.

"Partia Bindja Demokratike ka dërguar sot listat e kandidatëve për deputetë në Autoritetin për Informimin mbi Dokumentat e ish-Sigurimit të Shtetit.

Ajo ka kërkuar informacion për të 153 kandidatët e saj, sa i përket të shkuarës dhe lidhjeve të mundshme të tyre me Sigurimin e Shtetit.

Në hartimin e ekipit të kandidatëve të saj Bindja Demokratike ka synuar të ketë një listë me individë të paakuzuar ndonjëherë për afera korruptive, të pacënueshëm nga ligji i dekriminalizimit dhe të pastër sa i përket të shkuarës komuniste.

Nëse në përgjigjen e Autoritetit të Dosjeve, rezulton që ndonjëri prej tyre ka patur lidhje me strukturat e Sigurimit të Shtetit, kandidati në fjalë do të përjashtohet nga lista e kandidatëve të partisë në zgjedhje.

Bindja Demokratike është e vetmja parti që i është drejtuar deri më tani këtij autoriteti për të verifikuar kandidatët për deputetë", shkruan Patozi në rrjetin social Facebook.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI