Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Lumturia në kohë pandemie, del raporti: Finlanda më e lumtura Kosova lë mbrapa Shqipëria

Lapsi.al 19 March 2021
Lumturia në kohë pandemie, del raporti: Finlanda më e lumtura

Finlanda është vendi më i lumtur në botë. Pavarësisht mungesës së theksuar të diellit dhe temperaturat që gjatë gjithë dimrit shkojnë shumë poshtë zeros, vendi skandinav për të disatën herë kryeson renditjen e raportit World Happiness i realizuar nga instituti prestigjioz Gallup. Raporti merr parasysh indikatorë shumë të ndryshëm socialë, ekonomikë dhe kulturorë, por një nga faktorët më të rëndësishëm ka të bëjë me nivelin e vetëbesimit të opinionit publik mbi institucionet e vendit, qeverisjes, dhe solidaritetit social. Pas Finlandës renditet Islanda, që ngjitet nga vendi i katërt tek ai i dytë, ndoshta edhe për efektet e kufizuara të pandemisë në ishullin e largët europian.

Vendi më i lumtur në rajon duket Kosova. Ajo renditet në vend të 31-të, më lartë se vende si Polonia dhe Japonia, por edhe se Serbia e vendit të 42-të. Më larg ndodhet Shqipëria në këtë renditje, e 65-ta, por në përmirësim nga vendi i 75-të të dyvjeçarit të kaluar, vend ky që tani është i Maqedonisë së Veriut.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI