Flash

"Lojtarët duhet të kenë përgjegjësi": nuk ka zgjedhur lojtar për penalltitë, Brdaric tradhëtohet nga Imeri

Lapsi.al 8 March 2021
"Lojtarët duhet të kenë përgjegjësi": nuk ka

Një shans i humbur, në një ndeshje shumë të rëndësishme, kur të gjithë kundërshtarë direkt kishin ndalur hapin. Vetëm barazim edhe për Vllazninë, që dënohet nga zgjedhja fillestare, sipas asaj që bën të ditur tekniku gjerman Thomas Brdaric, për të mos zgjedhur një lojtar fiks për penalltitë: "Demir Imeri mori topin pasi kishte besim. Hoxha kishte dalë nga fusha. Dilaver ka gjuajtur penalltitë e fundit. Ne besojmë tek besimi që lojtarët kanë, por edhe ata duhet të kenë përgjegjësi" tha tekniku.

Në lidhje me ndeshjen dhe shumë rastet e krijuara, por edhe të humbur të skuadrës, përballë Kukësit, Brdaric nuk e bën dramë dhe i del në mbrojtje të tijve: "Kam pasur shumë mundësi për shënim. Jam i kënaqur nga paraqitja e lojtarëve. Skuadra krijoi shumë dhe ne jemi aty, skuadra arrin të krijojë. Kishim më shumë raste se Kukësi. Mund t’i kishim shfrytëzuar më mirë, por rezultatin është ai që është" - tha tekniku -. "Strategjia ishte që ne, pa marrë në konsideratë fundin e ndeshjes, u munduam që duke i lënë topin Kukësit, ta kapnim në kundërsulm, por jo gjithmonë gjërat shkojnë si duhet".

Në fund edhe një mburojë ndaj Dilaver, që nuk po arrin të bëjë diferencën: "Dilaver për mua është një lojtar dhe djalë shumë i mirë. Duhet të tregohemi pak të durueshëm me lojtarët, pasi në muajt e fundit po luajnë shumë. Dilaver e ka besimin tim, me Teutën ishte i pafat. Është sulmues shumë i rëndësishëm, por i duhet pak kohë për të qenë si në fillim të sezonit”, përfundoi Brdariç.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI