Flash

Georgina Rodriguez, bikini për kopertinë: "Ronaldo është i pari, më pëlqejnë format e mia"

Lapsi.al 28 February 2021
Georgina Rodriguez, bikini për kopertinë: "Ronaldo

Georgina Rodriguez rrëfen veten e saj në faqet e Sportëeek. Modelja, infuenceri, partnerja e Cristiano Ronaldos dhe tashmë mama tregon për veten ekskluzivisht, por jo para se të tregonte trupin e saj elegant me bikini të zezë në kopertinën e gazetës. Në intervistë janë zbuluar shumë detaje të jetës së saj krah fenomenit portugez, por edhe disa këshilla mbi idenë e saj për trupin dhe bukurinë: "Unë nuk jam e fiksuar për të qenë e dobët. Më pëlqejnë format e mia. Unë ndjek një dietë të mirë dhe të shëndetshme dhe kur kam ndonjë dëshirë e harroj dietën".

Spanjollja e bukur ka folur për dashurinë e saj për Cristianon dhe për fëmijët e tyre: "Familja ime është përparësia ime. Fëmijët e mi dhe burri im vijnë të parët. Unë kujdesem shumë për ta dhe zemra ime është bllokuar. Plot dashuri".

Georgina zbuloi cilësitë e sulmuesit të Juventusit ("ai është burri më i mirë që mund të ëndërroja"), duke shpjeguar se sa e ka pasuruar marrëdhënia e tyre: "Kam mësuar shumë prej tij. Ai më ndihmon, më mëson dhe më motivon. Në fund je reflektimi i asaj që sheh, dhe unë shoh atë. Pra, edhe pse isha tashmë një femër e shëndetshme dhe sportive, sot dhe falë tij ndihem edhe më mirë ".

Çifti është gjithmonë në qendër të vëmendjes, por Georgina tregon disa paraqitje të normalitetit: "Falë maskës, kohët e fundit, ia kemi dalë të bëjmë pazarin ndonjëherë. E disa vite më parë kemi arritur të shkojmë edhe në kinema" .

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI