Flash

Zyrtare, Suning e mbyll me futbollin në Kinë, dridhet Inter: "Aktiviteti i çdo skuadre do të ndalojë"

Lapsi.al 28 February 2021
Zyrtare, Suning e mbyll me futbollin në Kinë, dridhet Inter:

Një njoftim për shtyp për t’i dhënë lamtumirë futbollit në Kinë. Kështu, Suning trondit edhe Interin dhe projektin zikaltër. Në fakt, Jiangsu, që kishte fituar titullin sezonin e kaluar, nuk do të menaxhohet më nga grupi i drejtuar nga Zhang Jindong. "Për shkak të mbivendosjes së elementeve të ndryshëm të pakontrollueshëm, Klubi i Futbollit Jiangsu nuk mund të garantojë në mënyrë efektive vazhdimin e aktivitetit: tani e tutje, Klubi i Futbollit Jiangsu do të ndalet. Aktiviteti i cdo skuadre do të ndalet dhe, në të njëjtën kohë, presim që çështjet që lidhen me zhvillimin pasues të vazhdojnë në një shkallë më të gjerë", thuhet në një deklaratë të botuar në Ëeibo. Nuk është mbyllur vetëm futbolli i meshkujve, por do të ndërpritet edhe futbolli i femrave në të njëjtën kohë.

Në deklaratë, Suning gjithashtu thekson se "në gjashtë muajt e kaluar, klubi ka bërë gjithçka për të siguruar trashëgiminë, pa lënë pas dore asnjë mundësi. Në të njëjtën kohë, ne presim që çështjet në lidhje me zhvillimin e ardhshëm të vazhdojnë në një shkallë më të gjerë, mbase me kompani të reja që duan të marrin përsipër ".

"Në këto 5 vjet, kemi punuar shumë fort, duke ndarë momente gëzimi e momente të vështira. Nuk ka keqardhje: ky është futbolli. Kjo është jeta", përfundoi pronësia e Jangsu në komunikatë.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI