Flash

Juventus, për të rikuperuar Dybalan, aplikon planin e sugjeruar nga Barcelona

Lapsi.al 27 February 2021
Juventus, për të rikuperuar Dybalan, aplikon planin e sugjeruar nga

"Dukej si një dëmtim më pak serioz, por kohët janë zgjatur." Fjalët e Pirlos në konferencën para Veronës i thonë të gjitha. Pas konsultës në Barcelonë me super ekspertin Cougat, megjithatë, Juventus të paktën e ka shumë të qartë se nuk është e përshtatshme të vazhdohet me një operacion që do të ngadalësonte kohën e rikuperimit dhe se për të patur në dispozicion Dybalan, duhet ndjekur një rrugë e saktë dhe duhet patur mbi të gjitha durim.

Jashtë fushës që nga 10 janari i kaluar, çdo javë dukej ajo e duhura për kthimin e argjentinasit. Tani është kuptuar që gjëja më e rëndësishme është të mos e detyrosh, duke ndjekur planin e ardhur nga Barcelona që në thelb përbëhet nga terapi të synuara dhe punë të personalizuar për të parë Dybalan në fushë sa më shpejt të jetë e mundur.

Stërvitja e diferencuar nga pjesa tjetër e grupit i lejon që të mos e sforcojë nyjen, gjë që ndodh në situata të ndryshme loje. Duke vazhduar me këtë lloj pune, dhimbja e gjurit do të zhduket në pak kohë.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI