Flash

Guardiola zbulon sekretin e fitoreve të Manchester City: "Një thes me para për merkaton"

Lapsi.al 25 February 2021
Guardiola zbulon sekretin e fitoreve të Manchester City: "Një

Manchester City, me fitoren në Champions League kundër Borussia Moenchengladbach, ka arritur suksesin e 19 radhazi këtë sezon. Me dhjetë pikë avantazh ndaj rivalëve të tyre të United dhe Leicester, Citizens janë në rrugën e duhur për të sjellë titullin e Premier League përsëri në shtëpi dhe gjithashtu po japin sinjale të forta edhe për Champions, që ka qenë prej kohësh fokusi i familjes Mansour.

Kjo është arsyeja pse në 2016 u zgjodh Guardiola, dikush që e njeh mirë kompeticionin më të mirë europian për klube me dy Champions të fituar si trajner dhe një Kupë Kampionesh si lojtar. Për ta bërë këtë, klubi i ka vënë në dispozicion fushata faraonike të blerjeve, siç tregohet nga të dhënat e CIES.

Dhe trajneri katalanas nuk bën asgjë për ta mohuar. Atyre që e pyetën, mbrëmë, se cili ishte sekreti i ManCity, ai u përgjigj troç: "Ne kemi para për të blerë shumë lojtarë të pabesueshëm, kjo është e vërteta. Pa lojtarë cilësorë, asgjë nga këto nuk do të ishte e mundur. E pastaj ekipi është i përbërë nga njerëz fantastik, të gjithë kanë një marrëdhënie të pabesueshme me shokët e tyre të skuadrës dhe luajnë çdo ndeshje duke menduar vetëm se si ta fitojnë atë".

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI