Flash

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Moviola e Cesarit evidenton favoret që iu bënë Real Madrid: "Nuk ishte i kuq, por Var nuk ndërhyri"

Lapsi.al 25 February 2021
Moviola e Cesarit evidenton favoret që iu bënë Real Madrid:

"Var duhet t'i tregonte gjyqtarit imazhin e kontrollit të Mendy me këmbën e majtë dhe drejtimin e topit që shkon drejt pjesës së jashtme të portës të mbrojtur nga Gollini. Si mund të thuash që kjo është një mundësi e qartë goli? Ndërhyrja e Var do të kishte qenë shumë e rëndësishme". Në 'Pressing Champions League' Graziano Cesari, ish-arbitri i njohur italian, ka analizuar episodin e përjashtimit me karton të kuq të Freuler për një kontakt me Mendy, i cili kushtëzoi ndeshjen mes Atalantas dhe Real Madrid, duke detyruar ekipin e Gasperini të luante me 10 lojtarë nga minuta e 17. "Kartoni i verdhë do të kishte bërë që të gjithë të binin dakord e nuk do ta prishte këtë ndeshje futbolli", shtoi Cesari.

Cesari pastaj drejton vëmendjen tek mungesa e kartonëve të verdhë për Modric, për një faull ndaj Pessinas, për Vazquez për një aksion të ndërprerë me një ndërhyrje në rrëshqitje me një krah të ngritur lart dhe mbi të gjitha Casemiros, i cili kishte një të verdhë, e u rrëzua në zonë duke simuluar dhe nuk u sanksionua nga gjyqtari.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI