Flash

"Vetëm Zoti mund të më gjykojë": Ibrahimovic bëhet stilist e nis linjën e tij të veshjeve

Lapsi.al 25 February 2021
"Vetëm Zoti mund të më gjykojë": Ibrahimovic

Zlatan Ibrahimovic është gjithnjë e më shumë një ikonë. Jo vetëm Festivali Sanremo, por suedezi sot prezantoi gjithashtu linjën e tij të veshjeve në bashkëpunim me Dsquared. Gjithçka sillet rreth fjalës Icon që i përshtatet në mënyrë të përsosur sulmuesit të Milanit: "Lojtarët e mirë fitojnë ndeshje, lojtarët e shkëlqyer thyejnë rekorde, ikonat ndryshojnë lojën".

Një koleksion kapsulë pranverë-verë 2021 prodhuar nga shtëpia e binjakëve kanadezë në një seri të kufizuar, me shumë artikuj në stilin e plotë Ibra. Nga bluza me fjalët "Vetëm Zoti mund të më gjykojë" si tatuazhi i tij, tek xhaketa me portretin e Zlatan të fotografuar nga Giampaolo Sgura e të stampuar në pjesën e pasme, duke kaluar përmes kapeles Icon dhe xhinseve.

Zlatan Ibrahimovic po shndërrohet në një personazh gjithnjë e më shumë total, në fushë e jashtë saj. Një ikonë e vërtetë në 360°.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

3°c

KËMBIMI EURO

89.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Me sytë katër

PAPARAZZI