Flash

Video/ Milan trembet keq, por kalon: shkon më keq për Leicester e Leverkusen

Lapsi.al 25 February 2021
Video/ Milan trembet keq, por kalon: shkon më keq për Leicester e

Kompletohet lista e 16 skuadrave më të mira në Europa League, pas tetë ndeshjeve të fundit të luajtura në mbrëmje. Young Boys kompletoi suksesin e nisur në Zvicër, duke eleminuar në shtëpi Bayer Leverkusen. Skuadra e ish-sulmuesit të Skënderbeut nxjerr befasisht nga turneu Leicester, ndërsa Milan merr një të trembur të mirë në San Siro me barazimin 1-1 kundër Crvena Zvezda.

Milan u kualifikua në 1/8 e Europa League falë 1-1 në San Siro kundër serbëve të drejtuar nga Stankovic, në kthim, pasi kishin barazuar 2-2 në Beograd. Kuqezinjtë, që ishin arritur në vajtje në shtesë me Zvezdën me 10 lojtarë, zhbllokuan ndeshjen me penalltinë e Kessie në minutën e 9'. Reagimi i Crvena Zvezda solli traversën e Ben në të 22', pak para se të firmoste barazimin. Një mrekulli e Donnarumma blindoi kualifikimin, por skuadra e Piolit nuk po kalon një moment të mirë dhe shkon në katër ndeshje radhazi pa fitore mes kampionatit e Europës.

Shkon mirë për italianet, sepse edhe Roma avancon më tej, duke mposhtur Bragën me rezultatin 3-1, që i lejon të besuarve të Fonsecas të shkojnë në 1/8 me rezultatin e përgjithshëm 5-1. Avantazhi i verdhekuqve u firmos nga Dzeko në minutën e 23’. Në pjesën e dytë Pellegrini humbi një penallti, pastaj shërbeu një asist për dyfishimin e Carles Perez (75’). Autogoli i Cristante në të 87’ vlen vetëm për statistikë, sepse në të 91’ B. Mayoral vulosi sfidën.

Manchester United, i fortë në 4-0 e takimit të parë, barazoi 0-0 me Real Sociedad e fluturoi në 1/8. Eleminim i pabesueshëm, ndërkohë, për Leicester e Leverkusen, që humbën 2-0 në shtëpi respektivisht kundër Slavia Praga e Young Boys, duke përshëndetur kompeticionin. Olympiacos rrëzohet 2-1 kundër Psv por kalon raundin, avancojnë edhe Dinamo Kiev (1-0 ndaj Bruges) e Dinamo Zagreb (1-0 me Krasnodar).

EUROPA LEAGUE - ROUND OF 32

AC Milan 1 - 1 FK Crvena Zvezda

Bayer Leverkusen 0 - 2 Young Boys

Club Brugge 0 - 1 Dynamo Kyiv

Dinamo Zagreb 1 - 0 FC Krasnodar

Leicester City 0 - 2 Slavia Prague

Manchester United 0 - 0 Real Sociedad

PSV Eindhoven 2 - 1 Olympiacos

Roma 3 - 1 SC Braga

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI