Flash

Në shtrat me maskë oksigjeni: gafa e Icardit në rrjetet sociale krijon polemika

Lapsi.al 28 February 2021
Në shtrat me maskë oksigjeni: gafa e Icardit në rrjetet sociale

Një gafë e vërtetë në rrjetet sociale për Mauro Icardin. Zyrtarisht i padisponueshëm për transfertën e PSG në Dijon, ish-sulmuesi i Interit ka alarmuar tifozët e tij duke postuar në Instagram, pa asnjë shpjegim, një foto të tij që shfaqet në shtrat me një pajisje terapie oksigjeni. Një imazh i fortë, veçanërisht në këtë periudhë në të cilën lidhja me koronavirusin vjen natyrshëm, por për fat të mirë, Covid, ndaj të cilit Maurito testoi pozitivisht verën e kaluar, këtë herë nuk ka lidhje.

Tirfozët e Icardit janë hutuar edhe më shumë kur gruaja e tij Wanda Nara, disa orë më vonë, në të njëjtin rrjet social, postoi një foto të darkës, duke etiketuar Icardin me shkrimin: "Ushqim i thjeshtë dhe i shëndetshëm, zbrit për të ngrënë dashuri". Pas pak, edhe ish sulmuesi i Interit, përsëri përmes një historie në Instagram, siguroi të gjithë: "Për të gjithë ata që më pyetën. Kjo është një dhomë hiperbarike që unë kam në shtëpi - shkruajti numri 9 i PSG - Përdoret për të parandaluar dëmtimet dhe ndihmon për tu rikuperuar më shpejt nga ndeshjet, stërvitjet, etj. Në dhomën hiperbarike, oksigjeni i pastër merret me një presion 3 herë më të lartë se presioni atmosferik ".

PRECEDENTI

Një rast shumë i ngjashëm në kampin e PSG ndodhi gjithashtu verën e kaluar. Disa ditë para finales së Ligës së Kampionëve, më pas e humbur, ndaj Bayern Munchen, Neymar postoi një foto në Instagram nga ajo që duket si një shtrat spitali dhe veshur me një maskë terapie oksigjeni dhe shpjegoi se ishte një metodë origjinale për tu shëruar sa më shpejt të jetë e mundur nga lodhja e akumuluar.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI