Flash

Video/ Inter i pandalshëm: Conte e çon Juventus në minus 10

Lapsi.al 28 February 2021
Video/ Inter i pandalshëm: Conte e çon Juventus në minus 10

Inter lëshon një sinjal të fortë për kampionatin: është mirë dhe do të jetë e vështirë të ndalin. Zikaltrit menjëherë në avantazh me aksionin e zakonshëm shpërthyes të Lukakut, që i lejoi skuadrës së Contes të dominojë pjesën e parë por pa arritur të thellojë avantazhin. Pastaj në pjesën e dytë mbylli llogaritë Darmian me golin e dytë dhe Alexis Sanchez, i futur prej pak sekondash që shënoi golin e 3-0. E tani për ndjekësit do të jetë e vështirë.

Inter e zgjidhi ndeshjen në vetëm 32 sekonda: Bastoni ndërpreu aksionin, Barella vertikalizoi për Lukakun, i cili shkëmbeu me Lautaron, mori përpara Radovanoviç dhe gjeti këndin e pambuluar me një të djathtë precize. Zikaltrit alternuan fazën e "pritjes" me "agresivitetin" dhe Genoa, e detyruar të mbrohet edhe me sulmuesit e saj e kishte të vështirë të dilte në kundërsulm. Inter shkoi pranë dyfishimit me Lautaro (2 herë), Darmian, Barella (traversë) e Lukaku, me disa goditje të fuqishme që Perin i bllokon në dy kohë. Kryesuesit e kishin të qartë se duhet ta mbyllin ndeshjen sepse e papritura është gjithmonë pranë cepit.

Në fillim të pjesës së dytë, megjithatë, Grifonët kanë një qëndrim tjetër, edhe sepse Inter - siç ndodhi në derbi - u kthye nga dhomat e zhveshjes më pak i keq se më parë, pothuajse sikur duan të menaxhonin. Ndoshta mund të bënin dicka më shumë por në të 24’ Onguene humbi kohën e ndërhyrjes ndaj Lukakut dhe belgu mori me vete tre kundërshtarë përpara se të shërbente për Darmian, që shënoi golin e dytë. Ndeshje e mbyllur dhe kryesuesit u kthyen të jenë të qetë, madje duke shënuar edhe 3-0 me Sanchez.

ITALY - SERIE A

Sampdoria 0 - 2 Atalanta

Crotone 0 - 2 Cagliari

Inter 3 - 0 Genoa

Udinese 1 - 0 Fiorentina

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI