Flash

Pirlo e sheh titullin t'i largohet: "I kërkova Ronaldos të ndihet në fushë, kishim shumë të rinj"

Lapsi.al 28 February 2021
Pirlo e sheh titullin t'i largohet: "I kërkova Ronaldos të

"Na vjen keq sepse lojtarët e dinin se do të ishte një ndeshje e vështirë, arritëm të kalonim edhe në avantazh, na mungoi agresiviteti bë rastet e golit. Këto janë gjëra të vogla që lojtarët e rinj nuk i kuptojnë dhe që bëjnë diferencën dhe që sjellin pikë në shtëpi. Kur je në avantazh, këto ndeshje duhet t'i çosh në shtëpi". Andrea Pirlo ka analizuar barazimin e Juves në Verona, duke tentuar të gjejë shpjegim për atë që ndodhi. "Mungonin lojtarë me përvojë, kishim disa lojtarë të rinj në fushë, kështu që i kërkova Cristiano Ronaldos dhe Alex që të ndihen në fushë. Mendova edhe të ndryshoja formulën, por hidhja sytë nga pankina dhe pashë që nuk kisha mundësi të ndryshoja. - shtoi ai -. Ishim përgatitur të luanim me një 3-4-2-1, në mënyrë që t'i sulmonim ata kur nisnim aksionin, në pjesën e dytë u tërhoqëm e intensiteti ra”.

"Ne e dinim që intensiteti i Veronës do të na bënte të humbisnim shumë energji - tha Pirlo - Po luajmë shumë ndeshje, kemi pak lojtarë dhe është normale të lodhemi. Me Veronën është gjithmonë e vështirë të luash, ti duhet të jetë gjithmonë në të mirën tënde. Mëkat që nuk arritëm të administrojmë rezultatin. Që nga fillimi i sezonit luajmë çdo tre ditë, do i marrim ndeshjet me radhë e pastaj të shohim. Të kesh në dispozicion lojtarë si Morata dhe Dybala do të ishte e dobishme jo vetëm për Juven, por edhe për shumë ekipe të tjera ".

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI