Flash

Video/ Arsenal bën figurë të keqe në Fa Cup: eleminohet me autogol kundër Southampton

Lapsi.al 23 January 2021
Video/ Arsenal bën figurë të keqe në Fa Cup: eleminohet me

Në raundin e 32 të Fa Cup, Southampton orkestroi goditjen e ditës duke eleminuar Arsenal të Artetas. Një autogol i pafat nga mbrojtësi i Gunners Gabriel Magalhaes, që devijoi një krosim të ulët të Walker-Peters në minutën e 24, ishte i mjaftueshëm për 1-0 përfundimtare. Kampionët në fuqi ndërpresin kështu momentin e mirë pas gjashtë rezultatesh pozitive radhazi: në fakt nuk kishin humbur që nga 22 dhjetori, përballë Manchester City në Kupën e Ligës.

Vërtetë, formacioni në fushë nuk ishte pikërisht ai i rasteve të mëdha, por një eleminim i Arsenalit në raundin e 32 gjithmonë bën zhurmë, veçanërisht kur ishin kampionë në fuqi të turneut. Në raundin e dytë kaloi Southampton, që i mjaftoi të shijonin 'zjarrin miqësor' të Gunners dhe të rezistonin në pjesën e dytë për të eleminuar një nga skuadrat e mëdha. Në fakt, pjesa e dytë është një invazion i plotë i skuadrës së Artetës, por duhet thënë se tentativat e skuadrës së Hasenhuttl nuk munguan, madje ishin mjaft të rrezikshme. Thelbi, sidoqoftë, është se Arsenal rikonfirmohet si një ekip plot luhatje, shpesh i paaftë për të kryer detyra që nuk janë të pamundura. Thyen serinë e tij të rezultateve pozitive radhazi, pas gjashtë ndeshjesh dhe gjen humbjen një muaj pas disfatës në Carabao Cup përballë Manchester City.

Edhe para avantazhit rokambolesk, Southampton ishte treguar i rrezikshëm: veçanërisht në çerekorëshin e parë, kur Leno duhet të japë më të mirën e tij për të ndaluar që Che Adams të finalizonte nga një distancë e afërt. Pastaj erdhi minuta e 24-të, kur Walker-Peters përfitoi nga një gabim në vendosjen e Elneny dhe provoi nga e djathta për të vendosur topin në mes. Aty këmba e Gabriel Magalhaes korrigjon trajektoren duke befasuar portierin gjerman. Gjatë ndeshjes Arteta u mundua të fusë lojtarët më të mirë dhe të thyejë rezistencën e vendasve, por Forster i mohoi barazimin Nketiah dhe skuadra e Hasenhuttl vuajti por ia doli në 20 minutat e fundit të rrethimit.

ENGLAND - FA CUP

Southampton 1 - 0 Arsenal

Barnsley 1 - 0 Norwich City

Brighton & Hove Albion 2 - 1 Blackpool

Millwall 0 - 3 Bristol City

Sheffield United 2 - 1 Plymouth Argyle

Swansea City 5 - 1 Nottingham Forest

West Ham United 4 - 0 Doncaster Rovers

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI