Flash

Rama: Së shpejti mbledhje të përbashkët të dy qeverive Shqipëri-Greqi

Lapsi.al 20 October 2020
Rama: Së shpejti mbledhje të përbashkët të dy qeverive

Në konferencë me ministrin e jashtëm grek, Nikos Dendias, Rama deklaroi se së shpejti pritet që Shqipëria të zhvillojë një mbledhje të përbashkët me Greqinë, për të zgjidhur problemet e njerëzve të zakonshëm.

Këtë njoftim ai e bëri pasi dha lajmin se për çështjen e detit, dy shtetet do t’i drejtohen drejtësisë ndërkombëtare.

“Më vjen keq për patriotët e detit, por duhet të gjejnë arsye të tjera për të shpallur patriotizmin se kjo e detit nuk është më çështje që të bëjnë propagandën e shtirur anti greke dhe as elektorat patriotik.

Të vetëvendosen në çështje të tjera. Kjo çështje tani do jetë në dorë të drejtësisë ndërkombëtare. Kështu fokusohemi tek bashkëpunimi ekonomik, rajonal dhe për një mbledhje të parë të dy qeverive tona për tu marrë me çështje që kanë rendësi për njerëzit e zakonshëm, shqiptarët në Greqi dhe grekët këtu”,- u shpreh Rama.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Ditën e sotme Shqipëria do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot me diell dhe vranësira të pakta. Sipas Meteoalb, ...

09:30

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI