Flash

Protesta ndaj ministrit grek/ Idrizi-policëve: Do iu mbaj mend emër për emër!

Lapsi.al 20 October 2020
Protesta ndaj ministrit grek/ Idrizi-policëve: Do iu mbaj mend emër

Pasi u përplas ashpër me policinë dhe qëlloi edhe me shishe uji drejt eksortës së ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias, Shpëtim Idrizi ka shpërthyer në akuza ndaj policisë nga protesta kundër vizitës së ministrit të Jashtëm grek në Tiranë. Idrizi tha se policia ka ushtruar terror ndaj protestuesve, si dhe ka arrestuar 24 shqiptarë të Çamërisë.

Mes të tjerash, kreu i PDIU paralajmëroi policët, duke thënë se do t’i mbajë mend emër për emër dhe fytyrë për fytyrë të gjithë ata që arrestuan sot protestuesit. Sipas Idrizit, nëse policët janë trima të shkojnë në jug të kapin ata qe djegin flamurin shqiptar.

“Kam pas fatin që të kem qenë që në 90-ën një nga ato studentët e dhjetorit dhe përpara kishim tmerrin dhe bishën komuniste, ku njerëzit burgoseshin e vriteshin për një fjalë gojë. Kam qenë në shumë protesta, por kjo është protesta kur policia është sjellë në mënyrë më të poshtër, me terror, pa asnjë ndjenjë njerëzore. Janë arrestuar 24 shqiptarë të Çamërisë, që kishin ardhur të protestonin. Ky terror nuk mund të kalojë kështu. Jo vetëm që ne do të marrim të gjithë hapat ligjorë, por i jam drejtuar disa herë policisë, duke i thënë që ‘nuk kemi ardhur këtu për ju, por për ministrin grek. 

Ne nuk kemi ardhur të tregojmë forcën me ta, as me Edi Ramën që vetë bën mitingje, ndërsa çamët nuk duhet të protestojnë për detin. Po ju them publikisht policëve në emër të 24 vetëve do t’i mbajmë mend emër për emër e fytyrë për fytyrë të gjithë. Nëse janë trima le të shkojnë të turren në jug e të kapin gjithë ata që djegin flamurin shqiptar. Le të kapin vrasësit, dhe jo të merren këtu me çamët”. Turp për këtë polici. Do t’i shkojmë deri në fund. Nëse janë shërbëtorë të krimit apo për një çap bukë, më mirë ta hedhin atë kapele”, tha Idrizi.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Ditën e sotme Shqipëria do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot me diell dhe vranësira të pakta. Sipas Meteoalb, ...

09:30

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI