Flash

Denoncimi/ Biznesi bën xhiro 33 milionë, shteti më kaloi me TVSH (VIDEO)

Lapsi.al 20 October 2020
Denoncimi/ Biznesi bën xhiro 33 milionë, shteti më kaloi me TVSH

Taksat e rritura kanë çuar biznesin në krizë. Bizneset në grahmat e fundit të mbijetesës kanë larguar mijëra punonjës. Zgjidhja për të shmangur humnerën, plani i PD. Koha nuk pret!

Një tjetër biznes i vogël në Tiranë, i rënë pre i skemës vrastare të taksave të shtetit, Roland Hoxha: Pret edhe taksë 5% tatimfitimi, këtë taksë paguan edhe ai që ndërton pallatet.

Bar Restoranti i Roland Hoxhës në Sauk të Tiranës, ishte një biznes i vogël deri në vitin 2018, i cili bënte një xhiro prej 33 milionë lekësh. Por politikat e gabuara të qeverisë, e kthyen në biznes me TVSH ku ai sot detyrohet të paguajë taksa të larta dhe bashkë me sigurimet i shkojnë rreth 6 milionë lekë. Përpos kësaj, ai duhet të paguajë edhe taksat e bashkisë, të cilat janë një barrë e shtuar për këtë biznes. Ai gjithashtu shprehet se biznesi po del me minus dhe se po e mban për mbijetesë, ndërsa fitimi as nuk mendohet.

"Jam Rolandi dhe drejtoj këtë biznes prej 12 vitesh. E di shumë mirë, njoh edhe zonën edhe vështirësitë e punës ça do të thotë të çohesh në mëngjes deri në darkë, të privohesh nga koha që do harxhosh me fëmijët me çdo gjë. Biznesi bën një xhiro rreth 33 milionë. Shteti më kaloi me TVSH që paguaja rreth 1 milionë e 200 mijë lekë, domethënë që nuk ishin planifikuar fare këto lekë e me gjithë sigurimet këto lekë mund të shkojnë 6 milionë e gjysëm. Pret edhe taksë 5% tatim-fitimi. Këtë taksë paguan edhe ai që ndërton pallatet dhe kjo nuk më duket e drejtë. Përpos kësaj, vinë edhe zarfat e bashkisë që nuk po e kuptojmë fare. 75 mijë lekë taksa arsimi a taksë uji, unë se kam marrë vesh fare, herë pas here që na kanë rënduar pa masë. Unë e di shumë mirë ça do të thotë që të dalësh me 120 mijë lekë minus edhe të mbash një biznes për të mbijetuar, jo për të fituar se harroje fitimin.

https://www.facebook.com/166424440075412/posts/3621626567888498/?sfnsn=mo

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI