Flash

Vendimi/ Kush nuk u jep dorën grave nuk mund të marrë nënshtetësinë gjermane

Lapsi.al 19 October 2020
Vendimi/ Kush nuk u jep dorën grave nuk mund të marrë

“Dhënia e dorës të tjerëve ka rrënjë të thella dhe përbën bazën e bashkëjetesës në Gjermani, prandaj sipas gjyqtarëve kush nuk u jep dorën grave, nuk mund të marrë nënshtetësinë gjermane”.

Ky është vendimi i Gjykatës Administrative të landit Baden-Württemberg në Mannheim. Fjala është për një libanez 40-vjeçar, i cili jeton në Gjermani që nga viti 2002, Ai ka studiuar mjekësi në Gjermani dhe punon ndërkohë si mjek specialist në një klinikë.

Në vitin 2012 ai e dha provimin për marrjen e nënshtetësisë, por në vitin 2015 refuzoi t'i jepte dorën nëpunëses që donte t'i jepte certifikatën e nënshtetësisë.

Ai pretendoi se i kishte premtuar së shoqes - një myslimaneje me nënshtetësi gjermane dhe origjinë siriane - që të mos i jepte kurrë dorën ndonjë gruaje tjetër, por zyra përkatëse ia refuzoi marrjen e nënshtetësisë.

Libanezi shkoi në gjyq dhe gjykata argumentoi se ai nuk pranon t'i japë dorën një gruaje "si rezultat i një konceptimi fundamentalist të kulturës dhe të vlerave" dhe nuk pranon që t'i përshtatet mënyrës së jetesës në Gjermani. Dhënia e dorës të tjerëve ka "rrënjë të thella dhe përbën bazën e bashkëjetesës" mes njerëzve në Gjermani, argumentoi trupi gjykues.

Mjeku libanez pretendoi se ndërkohë nuk i jepte më dorën askujt, sepse është pro barazisë së burrit dhe gruas, por gjykata e konsideroi këtë si një thënie thjesht për arsye taktike.

Gjykata argumentoi po ashtu se fakti që për momentin njerëzit nuk i japin më dorën njëri-tjetrit për shkak të pandemisë së koronës nuk mund të merret në konsideratë, sepse "për shkak të traditës së gjatë historike që ka dhënia e dorës të tjerëve", gjykatësit nuk mendojnë se dhënia e dorës si ritual do të mënjanohet përgjithmonë. /DW

Të këshilluara

438 raste të reja me Covid në Greqi

Autoritetet greke konfirmuan sot 438 raste të reja me koronavirusin e ri në vend. Numri i përgjithshëm i rasteve është 25802. Ndërkohë që 85 pacientë trajtoh...

18:43

BE: Lajçak u keqinterpretua në Kosovë

Deklarata e diplomatit sllovak, Miroslav Lajçak, se Kosovës do i duhet të ndryshojë Kushtetutën për Asociacionin e Komunave Serbe për të arritur marrëveshje me ...

17:14

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI