Flash

Qeveria e Kosovës "shkrin" Departamentin Antikorrupsion

Lapsi.al 19 October 2020
Qeveria e Kosovës "shkrin" Departamentin Antikorrupsion

Qeveria e Kosovës vendosi të hënën shfuqizimin e Departamentit të Posaçëm Anti-Korrupsion, i njohur si ‘Task Forca Anti-Korrupsion’, që është pjesë Policisë së Kosovës dhe vepron si njësi e specializuar në kuadër të Departamentit të Hetimeve dhe mbikëqyret nga Prokuroria e Posaçme e Kosovës.

I themeluar në bazë të një vendimi të qeverisë së Kosovës të vitit 2010, ky departament përbëhet nga 30 zyrtarë policorë, të specializuar nga mekanizmat e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ndjekjen e korrupsionit të nivelit të lartë.

Ndonëse ministri i Drejtësisë Selim Selimi, tha se vendimi mund të dëmtojë disa raste që janë në proces e sipas, kryeministri Avdullah Hoti tha se me këtë vendim hapet rruga që institucionet të veprojnë në bazë të ligjit dhe është ne funksion të ndarjes së pushtetit.

Instituti Kosovës për Drejtësi e priti me shqetësim vendimin qeverisë duke theksuar se shuarja e këtij departamenti pa analizë e këshillim publik, shihet edhe si hakmarrje e qeverisë ndaj tij.

“Kjo shihet si hakmarrje e qeverisë për hetimet e kryera nga kjo Task Forcë ndaj një numri të madh të anëtarëve të partive politike që kanë pozita udhëheqëse, e veçanërisht të PDK-së, (Partisë Demokratike të Kosovës) LDK-së (Lidhjes Demokratike të Kosovës) dhe AAK-së, (Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës), raste të cilat kryesisht kanë dështuar në organet e ndjekjes dhe gjyqësorit”, thuhet në reagim.

Institutit thekson se “Raporti i Progresit, një matës i përvitshëm që i bëhet zhvillimit të Kosovës nga Bashkimi Evropian, në vazhdimësi ka kërkuar promovimin e punës së këtij departamenti, duke përfshirë këtu edhe kërkesën që ai të specializohet edhe më tutje për të ushtruar mandatin e vet në parandalimin, hetimin dhe zbulimin e veprave penale në fushën e ekonomisë e financave, si dhe korrupsionit në përgjithësi”.

Shtim të mbështetjes për këtë departament ka kërkuar edhe Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në një raport mbi vëzhgimin e punës së sistemit të drejtësisë.

Në raportin e EULEX-it kërkohet “fuqizimi i Task Forcës Anti-Korrupsion të Policisë së Kosovës si palë thelbësore në fushën e hetimeve kundër korrupsionit”.

“Hetimet e ndërlikuara dhe voluminoze do të përfitonin nga rritja e kapaciteteve dhe mbështetjes. EULEX-i ka vënë re se Task Forca ka zbuluar dhe ndërmarrë hetime të profilit të lartë që përfshijnë persona të njohur dhe të ekspozuar politikisht, si dhe është marrë me raste të ndërlikuara financiare, siç janë ato që ndërlidhen me privatizime apo tenderë publikë, e që i kanë shkaktuar buxhetit publik dëme të vlerësuara në miliona euro”, thuhet në raport.

Aty ndër të tjera theksohet se është vënë re mungesë shqetësuese e bashkërendimit ndërmjet policisë dhe prokurorisë.

“Disa gjetje kanë sugjeruar transparencë dhe llogaridhënie të pamjaftueshme të prokurorisë, apo ngurrim për të përmbushur rolin mbikëqyrës, sic është përcaktuar me Kodin e Procedurës Penale. Një numër i kërkesave të policisë kanë mbetur pa përgjigje për periudha të gjata në dëm të hetimeve”, thuhet në këtë raport.

Kosova këtë vit është renditur në vendin e 101-të në treguesin e korrupsionit në raportin e organizatës ndërkombëtare, Transparency International, tetë vende më keq sesa një vit më parë kur mbante vendin e 93-të.

Që nga përfundimi i luftës, sistemi i drejtësisë në vend ka mbetur një nga fushat më të kritikuara me problemet si lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, perceptimi i keq i qytetarëve ndaj këtij sistemi, si dhe numri i madh i lëndëve të pazgjidhura.

Në anën tjetër përmirësimi i këtij sistemi përmes luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është pjesë e kritereve të përcaktuara për përfshirjen e Kosovës në proceset integruese evropiane, krahas hapave tjerë për sigurimin e qëndrueshmërisë politike në vend./VOA

Të këshilluara

438 raste të reja me Covid në Greqi

Autoritetet greke konfirmuan sot 438 raste të reja me koronavirusin e ri në vend. Numri i përgjithshëm i rasteve është 25802. Ndërkohë që 85 pacientë trajtoh...

18:43

BE: Lajçak u keqinterpretua në Kosovë

Deklarata e diplomatit sllovak, Miroslav Lajçak, se Kosovës do i duhet të ndryshojë Kushtetutën për Asociacionin e Komunave Serbe për të arritur marrëveshje me ...

17:14

Plas arma në Tiranë, detajet e para

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak minuta më parë në zonën e teleferikut në Tiranë. Raportohet se tre patrulla policie janë nisur drejt vendngjarj...

13:08

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

Kënga e fundit e Edi Ramës

Gjendja e rënduar e Edi Ramës dhe sjellja e tij e çakërdisur, nuk mund të shpjegohen më me personalitetin e tij, që gjithnj...

17:44 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI