Flash

Nesër kreu i diplomacisë greke viziton Tiranën, çamët protestojnë para Ministrisë së Jashtme

Lapsi.al 19 October 2020
Nesër kreu i diplomacisë greke viziton Tiranën, çamët

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet si dhe Shoqata Çamëria paralajmërojnë protestë gjatë ditës së nesërme përpara Ministrisë së Jashtme. Nëpërmjet një deklarate, kjo parti thekson se protesta bëhet për tre çështje kryesore, si çështja Çame, heqja e ligjit të luftës si dhe pretendimet e Greqisë për zgjerimin në det me 12 milje.

Sipas PDIU-së, shteti fqinj 12 miljet detare shqiptare, i ka në Prevezë.

Deklaratë

“Mos prek Shqipërinë!” “Mos harro Çamërinë!”

Shoqata patriotike “Çamëria” dhe Partia, Drejtësi, Integrim dhe Unitet ftojnë të gjithë shqiptarët nesër në orën 11:00, përpara Ministrisë së Jashtme, në tubimin paqësor për:

Çështjen Çame.

Heqjen e ligjit të luftës.

12 miljet detare shqiptare, Greqia i ka në Prevezë.

I bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve, të gjitha shoqatave patriotike të na bashkohen përpara Ministrisë së Jashme, për të protestuar së bashku me rastin e vizitës së ministrit të jashtëm grek, Nikos Dendias, vizitë e cila nuk parashikon asnjë nga çështjet që shqetësojnë shqiptarët, por çon përpara axhendën greke.

I bëjmë thirrje qeverisë shqiptare të marrë parasysh axhendën e BE, e shprehur nga ish-komisioneri Hahn, e cila përcakton si çështje:

Zgjidhjen çështjes çame.

Heqjen e ligjit të luftës.

Marrëveshjen e detit.

Kufijtë tokësorë dhe detarë të Shqipërisë janë të njohura që në 1913, 1925, 1926-n dhe askush nuk mund të fali det apo tokë, kushdo që i thotë vetes patriotë.

Problemet me Greqinë zgjidhen vetëm me dinjitet, reciprocitet dhe dije. Shqipëria nuk ka më as det, as tokë për të falur

Nesër ora 11:00

Përpara Ministrisë së Jashmte, Tiranë.

Të këshilluara

BE: Lajçak u keqinterpretua në Kosovë

Deklarata e diplomatit sllovak, Miroslav Lajçak, se Kosovës do i duhet të ndryshojë Kushtetutën për Asociacionin e Komunave Serbe për të arritur marrëveshje me ...

17:14

Plas arma në Tiranë, detajet e para

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak minuta më parë në zonën e teleferikut në Tiranë. Raportohet se tre patrulla policie janë nisur drejt vendngjarj...

13:08

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI