Flash

SPAK dhe KLSH nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi: Luftë korrupsionit në administratë

Lapsi.al 19 October 2020
SPAK dhe KLSH nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi:

SPAK dhe KLSH nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi me qëllim luftimin e korrupsionit në administratën publike. Lajmi u dha përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat ku theksohet se Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe Prokuroria e Posaçme nënshkruan ditën e sotme marrëveshjen.

"Palët ranë dakord për realizimin e bashkëpunimit të ndërsjelltë për shkëmbim të informacioneve me qëllim evidentimin e saktë të shkeljeve që përmbajnë elementë të veprave penale të cilat janë në kompetencën lëndore të Prokurorisë së Posaçme.

Gjatë fjalës së tij Kryetar i KLSH, z. Arben Shehu shprehu vullnetin institucional për zhvillimin e auditimeve të thelluara dhe profesionale si dhe përcjelljen e informacioneve të nevojshme në çdo fazë të procesit të auditimit, në lidhje me sektorë të cilët rezultojnë me risk të lartë të nivelit të korrupsionit duke ofruar dhe asistencën e nevojshme në lidhje me ligjshmërinë e procedurave.

Nga ana tjetër, kreu i Prokurorisë së Posaçme, z. Arben Kraja shprehu vullnetin për trajtimin me prioritet të materialeve kallëzuese të referuara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit si dhe për zhvillimin e takimeve të përbashkëta në kuadër të ndërveprimit institucional në luftën kundër korrupsionit." - thuhet me s të tjerash në njoftim.

Të këshilluara

Plas arma në Tiranë, detajet e para

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak minuta më parë në zonën e teleferikut në Tiranë. Raportohet se tre patrulla policie janë nisur drejt vendngjarj...

13:08

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI