Flash

Mësuesit me COVID-19 tek shkolla ‘’Emin Duraku’’, reagon Ministria e Arsimit

Lapsi.al 19 October 2020
Mësuesit me COVID-19 tek shkolla ‘’Emin Duraku’’,

Ministria e Arsimit reagoi lidhur me situatën tek shkolla 9-vjeçare ‘’Emin Duraku’’ në Tiranë ku PD denoncoi se 8 mësues kanë rezultuar me COVID-19 dhe 20 të tjerë janë karantinuar.

Denoncimi/ Shkolla ‘Emin Duraku’ vatër e rrezikshme e COVID-19, 8 mësues të infektuar dhe 20 të karantinuar 

Në njoftim zyrtar, MASR sqaron se mësuesit janë zëvendësuar që procesi mësimor të vijojë pa ndërprerje. Po ashtu janë marrë masa shtesë për të rritur numrin e psikologëve.

Më tej theksohet se dezinfektimi i shkollës është kryer 3 herë gjatë javës së shkuar, e fundit ditën e djeshme.

NJOFTIMI NGA MASR

Në lidhje me shkollën 9-vjeçare “Emin Duraku” në kryeqytet, dëshirojmë t’ju informojmë se mësimi në këtë shkollë po vijon normalisht.

Për shkak se disa mësues kanë rezultuar me COVID-19 dhe disa të tjerë janë karantinuar, nga ana e DPAP dhe zyrës arsimore vendore Tiranë janë marrë masat e menjëhersme për zëvendësimin e tyre në mënyrë që mësimi të vijojë pa ndërprerje. Njëkohësisht, është shtuar edhe numri i psikologëve për të qenë sa më pranë nxënësve e mësuesve me shërbimin psiko-social.

Ndërkohë, procesi i dezinfektimit në këtë shkollë është kryer 3 herë gjatë gjithë javës së shkuar, teksa dezinfektimi më i fundit është realizuar ditën e djeshme.

Duam të sigurojmë prindërit e të gjithë opinionin publik se ne po punojmë intensivisht që jo vetëm në këtë shkollë por në të gjithë vendin, ambientet e shkollave tona të jenë të sigurta, me higjienizim të vazhdueshëm, me masa që respektohen e me nivel të lartë ndërgjegjësimi nga ana e nxënësve, mësuesve dhe gjithë stafit të shkollave.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI