Flash

Meta sulmon Bashën: "Është peng"/ Si qëndron e vërteta (VIDEO)

Lapsi.al 19 October 2020
Meta sulmon Bashën: "Është peng"/ Si qëndron e

Një incident duket se ka shpërthyer mes liderit të opozitës Basha dhe Presidentit të Republikës Ilir Meta. Dy batuta të të dyve, në dy konferenca të ndryshme brenda së njëjtës ditë i kanë ndezur si shkrepse një flake që zjen në marrëdhëniet mes të dyve. Fillimisht Basha është pyetur nga gazetarët me një ide fikse që po e përhapin me ngulmim qarqet pranë Ramës se: "A po bën Ilir Meta rolin e shefit të opozitës?". Përgjigja e liderit demokrat ka qenë fillimisht me batutë: "Vetëm nëse unë po bëj punën e kreut të shtetit" dhe pastaj ai ka shtuar me seriozitet se Meta është në rolin e tij (video poshtë).

[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/10/IMG_1438.mp4"][/video]

Kjo thënie e Bashës është marrë nga televizioni pro qeveritar, Report TV dhe i është përsëritur kreut të shtetit në formë pyetjeje disa orë më pas. Në konferencën për shtyp në presidencë Meta është përgjigjur.

“Atij zotërisë i them përpiqu të bësh aq sa bëri Izetbegoviç kur e morën peng. Thuaj që jam peng. Këtë popull dhe këtë vend nuk e merr askush më dot peng”, tha Meta. Lapsi.al e dëgjoi disa herë regjistrimin e pyetjes dhe përgjigjes dhe presidenti i tha këto fjalë kur pyetja iu bë për Lulzim Bashën. Ai foli dicka për Kushtetutën edhe menjëherë iu përgjigj reporteres që e krahasoi me liderin e opozitës (video Poshte).

[video width="1266" height="718" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/10/IMG_1436.mp4"][/video]

Duke qenë se këto fjalë Meta i ka thënë në rrethe të mbyllura duke dyshuar për opozitën e butë që bën Basha, shumë media e morën deklaratën si një sulm të hapur dhe e botuan atë, duke hapur një hendek të madh në frontin politik anti Rama.

Por menjëherë pas kësaj zëdhënësi i Presidentit të Republikës shpejtoi t'i hedh ujë zjarrit: "Referenca me pengun i adresohet kryeministrit ende në detyrë që duhet të heqë dorë nga pengmarja e e Shqipërisë europiane" tha ai.

Por ndërkaq e keqia u bë edhe "lapsusi" i pandërgjegjshëm i Metës u shndërrua në ngjarje politike.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Plas arma në Tiranë, detajet e para

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak minuta më parë në zonën e teleferikut në Tiranë. Raportohet se tre patrulla policie janë nisur drejt vendngjarj...

13:08

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI