Flash

E bujshme/ Një agjenci e huaj po heton ku shkojnë paratë e inceneratorëve shqiptarë

Lapsi.al 19 October 2020
E bujshme/ Një agjenci e huaj po heton ku shkojnë paratë e

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi zbuloi në emisionin “Opinion” një detaj interesant në lidhje me hetimet për çështjen e inceneratorëve shqiptarë. Bardhi tha se edhe një agjenci ligjzbatuese e huaj po heton këtë çështje dhe se ku janë feksur milionat e përfituara të dërguara në llogari offshore.

“Për këtë çështje ka një hetim ndërkombëtar dhe shumë shpejt shqiptarët do të mësojnë me emër, atësi dhe mbiemër se kush fshihet pas këtyre inceneratorëve. Ka një agjenci të specializuar të partnerëve ndërkombëtarë që janë duke hetuar ku janë depozituar paratë e shqiptarëve në llogari offshore.

SPAK-u? Nëse do të ishte në gjendje SPAK, Erion Veliajn do ta kishim në burg.

Ka një hetim nga agjenci të specializuara që shumë shpejt do të bëjë rezultatet publike. Do të marrim vesh kush i fut në xhep paratë.

Ishte edhe poetja Flutura Açka që tha se e kishin kontaktuar gazetarë shqiptarë të verifikonte një adresë në Holandë dhe tha se kishte shkuar atje dhe i kishte dalë një çift pleqsh ku duhet të ishin zyrat e kompanisë së inceneratorëve.

Kush i merr lekët? Nuk u përgjigj as kryeministri Rama për këtë. Atë dua të di edhe unë” – tha Bardhi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

438 raste të reja me Covid në Greqi

Autoritetet greke konfirmuan sot 438 raste të reja me koronavirusin e ri në vend. Numri i përgjithshëm i rasteve është 25802. Ndërkohë që 85 pacientë trajtoh...

18:43

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI