Flash

Debati për plehrat/ Rama nxjerr videon e ndryshimit të Sharrës, PD nuk vonon përgjigjen

Lapsi.al 20 October 2020
Debati për plehrat/ Rama nxjerr videon e ndryshimit të Sharrës,

Një video e postuar mëngjesin e sotëm nga Edi Rama për të treguar punimet në landfillin e Sharrës dhe për të hedhur akuza ndaj liderve opozitarë, provokoi një përplasje që me mëngjes me opozitën.

MIRËMËNGJES dhe me Sharrën dje, sot dhe së afërmi, si një pasqyrë e qeverive që kishim me Saliun, Lulin, Ilirin e Monikën, e qeverisjes që kemi sot me Partinë Socialiste dhe e Shqipërisë që duam nesër për fëmijët tanë, ju uroj një ditë të mbarë", shkruan Rama dhe nxjerr këtë video.

Nga Partia Demokratike reagon Dorian Teliti, i cili theksoi se Rama po tregon videon 3D të radhës dhe se dyshja Rama-Veliaj po kryejnë premtimin dhe angazhimin e tyre të vërtetë që kanë me Klodian Zoton. Sipas shefit të kabinetit të PD, angazhimi është zhvatja e 500 milionë eurove nga taksat e shqiptarëve.

"Edhe sot Edi Rama, u paraqiti shqiptarëve një video 3D në vend, siç bën për çdo rrugë, port apo aeroport që u servir shqiptarëve, - shkroi Teliti në Fb. - Pasi ka dhënë 25 milion euro vetëm për inceneratorin e Tiranës dhe inceneratori nuk duket gjëkundi, ER ka bërë gati për të paguar Klodian Zotos dhe mafias së inceneratorëve pas tij 430 milion euro të tjera nga paratë publike. Si premio sipër kësaj, i ka dhënë edhe monopolin e mbetjeve të ngurta të Tiranës, duke falimentuar industrinë e riciklimit.

Por Tirana e Edi Ramës dhe Erion Veliajt vazhdon të qelbet në plehra dhe qytetarët e shohin përditë me sytë e tyre këtë të vërtetë. Pas 8 vitesh në pushtet qëndror dhe pas 6 vitesh që kontrollojnë bashkinë e Tiranës, dyshja Rama-Veliaj kanë zgjedhur që t'i ikin llogaridhënies për dështimin në menaxhimin e mbetjeve duke u shfaqur një video 3D të premtimit të rremë të radhës. 

Premtimi dhe angazhimi i tyre i vërtetë është kontrata që kanë me Klodian Zoton për t'i zhvatur taksave të shqiptarëve rreth 500 milion euro." - reagoi Teliti. ©LAPSI.AL 

Image

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Ditën e sotme Shqipëria do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot me diell dhe vranësira të pakta. Sipas Meteoalb, ...

09:30

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI