Flash

Historia veç me tri shkronja

Atje, në Hagë, pritet vendimi gjyqësor për katër Çlirimtarët. Këtu, në Shqipëri, një popull i tër...

13:09 Mirjon Brahimllari

Veliaj tallet keq me Klevis Balliun, por bën autogol politik

Lapsi.al 8 October 2020
Veliaj tallet keq me Klevis Balliun, por bën autogol politik

Erion Veliaj ka aftësinë e të gjithë atyre që bëjnë përpara, kur flet nuk mendon më shumë se një lëvizje. Ai ironizoi sot ish deputetin Klevis Balliu, pas humbjes së thellë që ky i fundit pësoi në garën e brendshme në PD-së, ku baza e demokratëve në qarkun e Korçës e votuan masivisht kundër. Duke folur në asamblenë e PS për Njësinë Nr.5, Veliaj tha:  "Pse në Pogradec jane kategori e dytë që duhet të pranojmë dikë që bllokon Tiranën dhe të bllokojë dhe Pogradecin"?!

Por sado e gjetur të jetë thika që kryebashkiaku lëvizi mbi plagën e sapohapur të Balliut, ajo në vetvete përbën një autogol.

Rilindja e ka tallur dhe e ka konsideruar farsë procesin e përzgjedhjes së deputetëve që po bën PD-ja. Ajo nuk ka pranuar kurrë se ajo është një garë e lirë edhe demokratike.

Por po të lexosh arsyetimin e kryebashkiakut, ai i shkon kundër mendësisë së forcës së vet politike. Sepse sipas tij procesi është aq i lirë dhe aq i pa dirigjuar, sa militantët me votat e tyre kanë ndëshkuar një ish deputet që ka penguar zhvillimin e Tiranës.

Pra shkurt Lali duhet të zgjedhë, ose pdëistat ishin pro grabitjes që ai dhe Rama organizuan me tenderin e unazës së madhe aq sa ndeshkuan Balliun, ose të ndjekë linjën zyrtare se ata kanë një mungesë të theksuar të demokracisë së brendëshme.

Sepse të dyja nuk mund të qëndrojnë.

Por, ndoshta të kërkosh zgjidhjen e një ekuacioni me dy të panjohura është tepër për kapacitetin e një mjaftisti të spiropalizuar.

©Laspsi.al

 

 

 

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI