Flash

Ngrihen sërish çmimi i naftës

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të shitjes me shumicë dhe pakicë të karburanteve në vend. Vendimi ësh...

18:17

Rilindja përdori kamikazin Agron Hysenlliu për të nxjerrë mashtrimin e vilës ku banon Basha

Lapsi.al 8 October 2020
Rilindja përdori kamikazin Agron Hysenlliu për të nxjerrë

Edhe njëherë Rilindja ka përdorur inxhinjerin e saj besnik, Agron Hysenlliu, atë i cili deklaroi pa pikë droje se nëse binte tërmet teatri do të shembej, për qëllimet e saj politike. Instituti i ndërtimit i drejtuar nga Hysenlliu, ka arritur në përfundimin se pallati ku banonte ish kreiu i PD-së. Lulzim Basha nuk është prekur nga tërmeti i 26 nëntorit dhe për pasojë nuk ka rrezik banimi. Pikerisht ky dokumenti i eshte servirur me pas publikut nga Shqiptarja.com.

Në raportin e Institutit të Ndërtimit konstatohet se pallati nuk ka pësuar asnjë dëmtim nga tërmeti, përjashtuar disa dëmtime elementare të bojës. E gjithë struktura e pallatit i është nënshtruar ekspertizës nga grupi i Institutit të Ndërtimit me inxhinier drejtorin Agron Hysenlliu, Lindita Gjergji, Afrim Çenga, Gerti Çela Besjana Memoçi dhe Joana Kaçorri, por edhe disa specialistë të drejtorisë së Emergjencave Civile. Dokumenti më poshtë tregon se pallati ku Basha jeton në katin e fundit nuk është prekur nga tërmeti.

Natyrisht që ekspertimi i pallatit të kreut demokrat, në një kohë kur shumë ndërtesa të tjera në rrezik real shembjeje as nuk janë marrë në shqyrtim nuk është një akt naiv dhe i pafajshëm. Ai bëhet për qëllime të pastra politike dhe propagandistike.

Lexo me tej:

Faktet/ Dritë hijet e vilës së re të Bashës

Por ama mënyra sesi rilindja e shkapërdor administratën e saj, nuk mund të jetë një justifikim për gënjeshtrat që prodhohen nga selia e PD-së. Disa muaj më parë opinioni filloi të ziente se kreu i PD kish blerë një vilë të re në kompleksin e atij që PD e etiketonte si një nga oligarkët e Ramës, në “Long Hill”,  gjë që e bëri edhe Jozefina Topallin të ironizonte se Basha qe i vetmi politikan që shtonte vilat duke qenë në opozitë.

E kapur ngshtë nga reagimi publik zyra e shtypit në PD u justifikua se: “Pas disa dëmeve të shkaktuara nga tërmeti, banesa e zotit Basha do të duhet t’i nënshtrohet disa punimeve të domosdoshme. Për këtë arsye zoti Basha dhe familja e tij janë zhvendosur përkohësisht në një banese me qira”.

Natyrisht pak kush e besoi këtë fabul. Por rilindasit nuk u mjaftuan me kaq. Ata i shkuan deri në fund vërtetimit të gënjeshtrës së Bashës duke urdhëruar kamikazin e tyre Agron Hysenlliu.

Por me sa duket, nëse në rastin e teatrit mashtroi me gjak të ftohtë, këtë herë Hysenlliut e vërteta i përkoi me përmbushjen e misionit partiak. Prandaj kalimi i Lulzim Bashës nga pallati në vilat e Long Hill duhet kërkuar në shkaqe që nuk kanë lidhje me tërmetin e fortë të 26 nëntorit.

©Lapsi.al

 

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI